[email protected]
Një video që paraqet dhjetëra raketa në qiell, nuk i përket konfliktit të fundit Gaza – Izrael
shape
shape
shape

Një video me hedhës të raketave që ndezë dhjetëra projektilë, është ndërlidhur rrejshëm me ngjarjet e fundit në Gaza dhe Izrael.

Kjo video 18 sekondëshe e ngarkuar në Facebook me 12 maj, shfaqë disa projektilë të lancuar në qiellin e errët gjatë natës. Në këto video janë mbivendosur shkrime që thonë:

“Raketat e hedhur nga Gaza për në Izrael”.

https://www.facebook.com/ISRAEL.TRUTH/videos/856536634947099/

“Ja se çfarë po vuan Izraeli këto ditë…”, shkruan një përdorues i Facebook-it në postimin e kësaj videoje.

Që nga 10 maji, ka pasur një sërë sulmesh të ndërsjella mes militantëve të grupit “Hamas” dhe ushtarëve të Izraelit. Mirëpo, video që pretendohet se është përshkruese e këtyre sulmeve, rezulton të ketë përmbajtje të vjetër.

Reuters edhe pse e ka pasur të vështirë që të lokalizojë saktë vendin dhe kohën e versionit të saktë kësaj videoje, megjithatë, është parë se ajo është vjetër të paktën 3 vjet, dhe si rrjedhojë rezulton se nuk paraqet fare ngjarjet e pas 10 majit të këtij viti, Gazë – Izrael.  

Ky xhirim është përdorur në mënyra të ndryshme nga shumë shtete, përgjatë viteve, për të pretenduar se i përket forcave të tyre, përfshirë Iranin dhe Omanin. Edhe versioni i vjetër i kësaj videoje është postuar në mars të vitit 2018, në ndërlidhje me Katarin.

(Ky kontroll i fakteve është prodhuar nga Reuters)

Share With Others

Translate »
1406