Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar dje (11 janar) një video-material, ku përmes mbishkrimit pretendohet se është vendosur një radar në Kosovë, në mbishkrim thuhet “Vendoset Radari i parë në Kosovë”.
Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar që ky pretendim nuk qëndron.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga “Gazeta Plisi”:
https://www.facebook.com/Plisiofficial/videos/1452322162295963
Gjatë kërkimeve në internet janë gjetur artikuj lidhur me këtë radar, të publikuar nga mediumi vendas “Gazeta Express” dhe faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”. (shiko këtu dhe këtu)
Artikulli i mediumit “Gazeta Express” është publikuar në vitin 2020, i cili tregon se ky radar i cili është përdorur për dënimin e shoferëve, ndodhet në Prishtinë që nga vitet e 80’ta.
Edhe në postimin e bërë nga faqja “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë”, është treguar se radari është i vendosur që nga vitet e 80’ta.
Analiza:
Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar një video-material, me pretendimin se është vendosur një radar në Prishtinë.
Hibrid.info, ka verifikuar se pretendimi i dhënë nuk qëndron pasi që ky radar është i vendosur që nga vitet e 80’ta.
Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “përmbajtje e paverifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.