Disa faqe në Facebook kanë publikuar një postim me imazhin ku shfaqet një tank për të cilin pretendohet se do t’i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Mirëpo pas hulumtimit dhe verifikimeve të fakteve, hibrid.info ka gjetur se imazhet janë marrë nga faqja zyrtare e FSK-së në Facebook me emrin “Forca e Sigurisë së Kosovës”.
Hibrid.info ka vërtetuar se nuk bëhet fjalë për pajisje me tank për FSK-në. Imazhet shfaqin pamje nga Konferenca dhe Panairi vjetor “AUSA 2023” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në të cilën ishte pjesëmarrës shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi.
Vegëzat e postimeve të publikuara në Facebook nga faqet “Diaspora me Albinin” dhe “FSK Forca e Sigurisë së Kosovës”:
Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur postimin e bërë më 13 tetor, nga faqja zyrtare e FSK-së në Facebook. (shih këtu)
Në imazhet e bashkangjitura në këtë postim të publikuar në Facebook nga Forca e Sigurisë së Kosovës, janë gjetur edhe imazhet e publikuara nga faqet e lartcekura.
Imazhet paraqesin pamje nga pjesëmarrja e Ilir Qeriqit, shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së në Konferencën dhe Panairin vjetor “AUSA 2023” në SHBA.
Faqet në Facebook kanë marrë imazhet dhe i kanë publikuar me pretendimin se FSK do të pajiset me tank.
Analiza:
Disa faqe në Facebook ka publikuar imazhe me anë të së cilave pretendohet se FSK do të pajiset me tank.
Hibrid.info ka gjetur se imazhet shfaqin pamje të një vizite në një panair në SHBA, të shefit të stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe nuk ka të bëjë me atë që është pretenduar.
Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.