info@hibrid.info
Nuk paraqitet mundësi votimi online për banorin e preferuar në BBVA
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (24 prill) një artikull me titull “Votoni/ Cili është banori juaj i preferuar?

Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e pesë kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania.

Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shfaqet asnjë opsion për të votuar, siç pretendohet rrejshëm me anë të titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimtë “newz1.com”, “info24active.com” dhe “enews3post.com”:

https://newz1.com/votoni-cili-eshte-banori-juaj-i-preferuar/?fbclid=IwAR1R2qyjkABseh85vvQQy7SiqXuKqZj7dlVC0-SXgji9eMZ0Po7tHyOzkLs
https://info24active.com/votoni-cili-eshte-banori-juaj-i-preferuar/?fbclid=IwAR2sXhsZoUpCgylBU1LZv_MxLGLIoSm48A5Ct2PxT_kEP0R0DZPKCn0v3go
https://enews3post.com/kuriozitete/votoni-cili-eshte-banori-juaj-i-preferuar/?fbclid=IwAR3-8iAjEwWWPgE76yQqJFdQwIt1WcCU051AafwzSwr0aH8bxUy92dNDgwM

Ky artikull i publikuar nga portalet e dyshimta është shpërndarë edhe në median sociale në Facebook nga faqet “Prit Pak”, “Artistet Shqiptar”, “Gazeta BBV Vip” dhe “Gazeta Interesante”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i publikuar nga portalet e dyshimta është marr nga portali “xing.al”, i cili kishte realizuar një sondazh, ku lexuesit mund të votonin për të preferuarin e tyre në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se votimi përmes këtij sondazhi nuk merret parasysh nga spektakli televiziv “BBVA”, e tregon edhe njoftimi i bërë përmes llogarisë zyrtare të këtij “reality show” i publikuar dje (24 prill).

Mundësitë që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat që gjenden jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun ëëë.voto.top-channel.tv. (shih këtu)

Screenshot i postimit të pubikuar në Instagram nga llogaria zyrtare e spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania

Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin se në përmbajtje gjendet mundësia për të votuar për banorin e preferuar në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania”.

Në përmbajtje nuk ofrohet asnjë mundësi që publiku të votojë për personat e favorizuar.

Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se mundësitë që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun ëëë.voto.top-channel.tv.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »