info@hibrid.info
Përmes titullit nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi
shape
shape
shape

Portali informativ “Indeksonline.net”, ka publikuar një artikull me titull “Aksident i frikshëm, kamioni humb kontrollin dhe bie nga ura”.

Hibrid.info ka vlerësuar titullin e këtij artikulli si përgjithësues pasi nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit ku thuhet se “Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Selanik, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë lë vend për interpretim se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Indeksonline.net”:

https://indeksonline.net/aksident-i-frikshem-kamioni-humb-kontrollin-dhe-bie-nga-ura-1/?fbclid=IwAR0vdMzYs_PTWRQaWkwZwLwzJ_xaonQd1bdQqjZSK8RsyW0G0n8q4IPZFZ8


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me ngjarjen që ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin e huaj “ekathimerini.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Indeksonline.net” ka publikuar një artikull lidhur me një aksident trafiku në Selanik të Greqisë, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »