Portali informativ “Albeu.com” ka publikuar dje (11 shkurt) një artikull me titull “Shokuese/ Burri djeg gruan dhe mbyt me zinxhir 2 djemtë: ‘Ishin të pushtuar nga djalli’”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.
Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Italia është shokuar nga një ngjarje e rëndë. Një burrë ka masakruar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, Kevin 16 vjeç dhe Emanuel 5 vjeç”.
Duke u nisur nga fakti që ky portal publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, dhe se shumicën e audiencës në Facebook i ka shqipfolës (këtu), titulli lë vend për keqkuptim se ngjarja ka ndodhur në hapësirën shqip-folëse.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Albeu.com”:
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqen zyrtare të portalit të lartcekur “Albeu.com”, ku ka grumbulluar dhjetëra reagime e komente. (shih këtu)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në mediumet italiane “Ilmessaggero.it” dhe “Ilriformista.it”, që sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në Itali.
Analiza:
Një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje të ndodhur Itali, por në titull nuk sqarohet vendndodhja.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.