Disa portale informative kanë publikuar dje (22 shtator) një artikull me titull “Një vajzë ankohet në Polici: Për tri vjet jam duke u ngacmuar dhe shqetësuar nga një person”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli dhe një pjesë e përmbajtjes është e shkruar gabim. Kjo për faktin se ky artikull është thirrur në raportin e Policisë së datës 21 shtator, dhe sipas tij nuk bëhet fjalë për ankuesen femër, por mashkull.
Rasti ka të bëjë me një ankues të gjinisë mashkullore, i cili ka raportuar në Polici se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull Kosovar.
Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet “GazetaExpress.com”, “Kosova-sot.info” dhe “Kosovarja-ks.com”:
Një vajzë është ankuar në Polici, pasi thotë se është duke u ngacmuar seksualisht po shqetësohet nga një person për tri vjet rresht.
Ankesën e parë bërë të mërkurën 14:30.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “GazetaExpress.com”, “Kosova-sot.info” dhe “Kosovarja-ks.com”:
Mirëpo, në artikullin e publikuar në këto portale, bëhet e ditur se në raportin e Policisë së datës 21 shtator thuhet se ankuesi ishte i gjinisë mashkullore.
Raporti i plotë i Policisë:
Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 21.09.2022 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij. Rasti është duke u hetuar.

Analiza:
Disa portale kanë raportuar gabimisht se një vajzë është ankuar në Polici se për tri vite është ngacmuar dhe shqetësuar nga një person.
Mirëpo, ky artikull është i shkruar gabim, pasi në raportin e Policisë, të cilit i referohen këto portale në këtë shkrim, thuhet se bëhet fjalë për ankuesin mashkull, i cili për tri vite është duke u shqetësuar-ngacmuar një i dyshuar i gjinisë mashkullore.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.