info@hibrid.info
Petkoviq pretendon pa fakte se Trazirat e Marsit kishin për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova
shape
shape
shape

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Trazirat e Marsit të vitit 2004, kishin për qëllim spastrimin etnik të serbëve në Kosovë. Këtë pretendim të bërë sot në një interviste për Radio Televizionin e Serbisë (17 mars) ai nuk bazon në asnjë dokument apo raport të bërë nga ndonjë burim kredibil. Për më tepër, Petkoviq përkundër që pretendon se qëllimi i këtyre trazirave ishte të bëhej spastrim etnik të serbëve, në fund të intervistës, ai jep një qëndrim kundërthënës, duke pohuar se nuk janë zbuluar ende organizatorët.

Ndërsa, sipas raportit të misionit të OSBE-së të publikuar në vitin 2008, bëhet e ditur se identiteti etnik i personave të vrarë gjatë ngjarjeve të marsit 2004 ishte në raportin njëmbëdhjetë (11) shqiptarë dhe tetë (8) serbë të Kosovës. (shih raportin këtu)

Ky fakt bie ndesh me pretendimin e Petkoviqit, i cili thotë se:

Në vërshimin e urrejtjes dhe sulmin dhe valën e dhunës nga ekstremistët shqiptarë, atë ditë u vranë 19 persona.

Vegëza me deklaratën e plotë të Petkoviqit (këtu).


Pra nga vet përkatësia etnike e personave të vrarë, pretendimi rreth qëllimit të trazirave (dëbimin e serbëve) i bërë nga Petkoviq, del të jetë i pabazë.

Një tjetër fakt që e dëshmon se ky pretendim është i pabazë, janw zhvillimet qw kanw nisur kwto ngjarje. Sipas raportimeve të kohës, trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër në Mitrovicë, ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht. (shih këtu)


Analiza:

Petkoviq ka deklaruar se trazirat e marsit të vitit 2004 kanë nisur për qëllim spastrimin etnik të serbëve në Kosovë, duke shtuar se kanë mbetur të vrarë 19 persona, pa e bërë të ditur identitetit etnik të tyre.

Në raportin e misionit të OSBE-së të publikuar në vitin 2008, thuhet se gjatë trazirave të marsit kishin mbetur të vdekur nëntëmbëdhjetë (19) persona, njëmbëdhjetë (11) shqiptarë dhe tetë (8) serbë të

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë deklaratë të Petkoviqit si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »