Llogaria në TikTok që mban emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (23 nëntor) një video-material i cili paraqet imazhin e një mbledhjeje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në sfond të këtij imazhi duket fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Por hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i publikuar nga llogaria në fjalë është i montuar.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lagraqsaqi”:
https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7304069764501097760

Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur te gjejë imazhin real nga mbledhja e LDK-së. Imazhi është publikuar (16 janar) në një postim të Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së në Facebook (shih këtu).

Imazhi tregon qartë se fotografia e paraqitur në sfond nga kjo mbledhje, shfaq imazhin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjë e cila e vërteton së publikimi në TikTok nga llogaria në fjalë është i montuar.
Analiza:
Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me imazhin nga një mbledhje e LDK-së, me fotografinë e ish-presidentit Thaçi në sfond.
Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka gjetur imazhin real i cili në fakt në sfond shfaq fotografinë e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë publikim si “Mashtrim”.