info@hibrid.info
Pretendim i rremë se këngëtari Meda ka vdekur
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me pretendimin se këngëtari Mehdin Përgjecaj, i njohur si Meda, ka vdekur në një aksident trafiku.

Kjo përmbajtje është publikuar para tre ditwsh (25 tetor), në TikTok nga një llogari me emrin “vipalb2024”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se ky pretendim nuk është i vërtetë.


Arsyeja e trajtimit të këtij pretendimi, është fakti se kjo përmbajtje deri në momentin e trajtimit ka marrë afër 1 milion shikime.

Hibrid.info ka kontrolluar në profilin zyrtar të këngëtarit në Instagram, ku është parë se në 24 orëshin e fundit, janë publikuar storje në këtë llogari (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes motorit online të kërkimit, “Google”, për të vërtetuar pretendimin në fjalë, por rezultatet e kërkimit nuk kanë shfaqur prova mbështetëse për të (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për vdekjen në një aksident trafiku, të këngëtarit Mehdin Përgjegjaj, i njohur si Meda, është i pavërtetë. 

Hibrid.info ka gjetur dëshmi që vërtetojnë të kundërtën e pretendimit.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »