Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “helikopterët e Serbisë fluturuan afër kufirit me Kosovën”, nuk qëndron

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Indeksonline.net” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me titull “Helikopterët e Serbisë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën (video)”.

Në këtë artikull është bashkëngjitur një video-material në të cilën paraqiten pamjet e dy helikopterëve duke fluturuar. (shih të arkivuar këtu)

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, duke përdorur platformën “Google Maps”, është vërtetuar se pamjet janë xhiruar në një distancë afër 60 kilometra vijë ajrore nga vija kufitare me Kosovën.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga portali “Indeksonline.net”:

https://indeksonline.net/helikopteret-e-serbise-fluturuan-sot-afer-kufirit-me-kosoven-video/?fbclid=IwAR1WQqCrQwOUc98R1NqSF3vUeRtAQfOWz9DEG_T7u–6LyscaptM9t-jXNI


Në këtë video-material në sekondën e 11-të shfaqet një tabelë rrugore në autostradën A1 në Serbi, në të cilën paraqiten emrat e disa vendbanimeve në atë shtet, dhe distanca e tyre nga vendi ku është xhiruar videoja.

Tabela tregon se vendbanimi më i afërt është Doljevac (12 km), ndërsa më së largu paraqitet vendbanimi Vranje (102 km). (shih fotografinë më poshtë)


Duke u bazuar në tabelën e mësipërme ku paraqiten distancat në mes vendbanimeve të lartcekura,hibrid.info përmes “Google Maps” ka arritur të gjejë lokacionin se ku mund të jetë xhiruar videoja (këtu) që shfaq dy helikopterë. (shih fotografinë më poshtë)


Duke e përdorur distancën se nga ku është xhiruar video, hibrid.info ka bërë matjen nga ky lokacion me e pikës më të afërt të vijës kufitare me Kosovën, që rezulton distancën prej 54.86 kilometra vijë ajrore. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Bazuar në kontrollin e verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i bërë nga portali “Indeksonline.net”, se “Helikopterët e Serbisë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën”, nuk qëndron.

Video-materiali është xhiruar në një distancë afër 60 kilometra vijë ajrore nga vija kufitare më e afërt me Kosovën.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere