[email protected]
Pretendimi se SHBA-të i kanë dhënë Kosovës donacion 7 dronë ushtarak, është i pasaktë
shape
shape
shape

Një llogari në TikTok që mban emrin “armies_of_the_world1” ka publikuar me datë 8 dhjetor një video-material që mban mbishkrimin “SHBA i dhuron 7 drone ushtarak Kosovës”.

Në këtë video-material dëgjohet edhe një audio inqizim që e ngrit pretendimin e njëjtë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi Policia e Kosovës me datë 11 tetor ka pranuar dronë nga SHBA-të për të menaxhuar situata në terren, e jo dronë ushtarak siç pretendohet.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se i njëjti pretendim së pari është bërë nga televizioni Klan në Shqipëri me datë 11 tetor.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “armies_of_the_world1”:

https://www.tiktok.com/@armies_of_the_world1/video/7310544558557809926

Hibrid.info ka gjetur video-materialin e publikuar në kanalin zyrtar në Youtube të telvizionit Klan, në storjen e së cilës pretendohet për donacionin e dronëve ushtarak të sjellur nga SHBA-të. (shih këtu)

Gjatë kërkimeve më tej hibrid.info ka gjetur edhe video-materialin e publikuar me 11 tetor nga Policia e Kosovës ku përmes imazheve sqarohet se janë dronë për Policinë e Kosovës, e jo dronë ushtarak siç pretendohet. (shih këtu)

Për ta sqaruar edhe më shumë dallimin ndërmjet dronëve të Policisë dhe atyre ushtarak, hibrid.info ka gjetur artikuj që japin informacione rreth karakteristikave të tyre. (shih këtu dhe këtu)


Sqarimi i karakteristikave të dronëve ushtarak, i përkthyer në shqip:

Mjetet ajrore pa pilot, të njohura zakonisht si “dronë”, janë sisteme ajrore të kontrolluara nga distanca që përdoren për të kryer sulme vdekjeprurëse kundër terrorizmit, si dhe për mbikëqyrje dhe operacione të tjera jovdekjeprurëse.

Sqarimi i karakteristikave të dronëve të Policisë, i përkthyer në shqip:

Mbikëqyrja: Dronët e policisë mund të përdoren për të monitoruar turma të mëdha ose zona për aktivitete të dyshimta, të tilla si grumbullime të paligjshme ose pazare droge.

Kërkimi dhe Shpëtimi: Dronët e policisë mund të përdoren për të gjetur shpejt personat e zhdukur ose të dyshuarit në zona të mëdha.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një llogari në TikTok ka publikuar një video-material të marr nga televizioni Klan në Shqipëri në të cilën pretendohet pa saktë se SHBA-të i kanë dhënë donacion Kosovës 7 dronë ushtarak.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info është gjetur se me datë 11 tetor SHBA-të kishin dhënë donacion Policisë së Kosovës 7 dronë për të menaxhuar situata në terren, e jo dronë ushtarak siç pretendohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others