[email protected]
Pretendohet rrejshëm se autorët e sulmit me thikë në një festival në Gjermani, kanë origjinë shqiptare
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Në orët e vona të së shtunës (24 gusht), derisa në qytetin Solingen të Gjermanisë po zhvillohej një festival, u raportua për një sulm me thikë ku për pasojë, tre persona mbetën të vdekur e disa të tjerë të lënduar.

E për të dyshuarit që kryen këtë sulm, po pretendohet se janë me origjinë shqiptare.

Ky pretendim u publikua në median sociale X (ish-Twitter) nga llogaria në gjuhën angleze “VukFeNix”.

E vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Kjo pasi, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, i cili, sipas raportimeve nga mediat e huaja, është me origjinë siriane.


Vegëza e postimit të publikuar në X nga llogaria “VukFeNix”:

https://x.com/vukfenix/status/1827139425786327199?fbclid=IwY2xjawE7xcpleHRuA2FlbQIxMAABHRCZwdATnvrbEBAZlqXpcL9qMQhv06V__Gt32WBdo-M0OJSW4evZnZenFw_aem_yzN62fbcyI0Mlxl6JyJGDg


Pretendimi origjinal nga llogaria “VukFeNix”

BREAKING NEWS: A mass stabbing has been reported at the “Festival of Diversity” in Solingen, Germany. Initial reports state multiple fatalities & injuries have been observed. The suspects, have been described as being of albanian descent.

Përkthimi në shqip

LAJM I FUNDIT: Një therje masive është raportuar në “Festivalin e Diversitetit” në Solingen të Gjermanisë. Nga raportimet fillestare thuhet se janë vërejtur shumë viktima dhe të lënduar. Të dyshuarit janë përshkruar si me origjinë shqiptare.


Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media të huaja, ku është raportuar se i dyshuari është me origjinë siriane dhe se përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Shteti Islamik. (shih këtu artikullin e publikuar nga SkyNews)

Ndërsa në artikullin e publikuar nga BBC, përveç që përmendet kombësia e të dyshuarit, gjithashtu bëhet i ditur edhe emri i tij, Issa Al H, ndërsa mbiemri i tij nuk është përmendur për shkak të ligjeve të privatësisë në Gjermani. (shih këtu artikullin e publikuar nga BBC)


Analiza:

Përmes një postimi të publikuar në platformën X, u pretendua se për sulmin me thikë që ndodhi në një festival në Gjermani, të dyshuarit janë me origjinë shqiptare.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Në mediat e huaja u raportua se i dyshuari për këtë vepër është arrestuar dhe se i njëjti ka origjinë siriane.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »