Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, në profilin e tij zyrtar në Facebook kishte postuar një fotografi me posterin elektoral, ku shihet i kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në të njëjtin poster ishte emri i kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës.
Nurellari në këtë postim kishte shkruar:
“Vetëvendosja ka turp që të nxjerrë në postera fytyrat e kandidatëve të saj për shkak të skandaleve, dështimeve apo mashtrimeve të panumërta që ata kanë pasur. Prandaj në vend të kandidatëve për kryetar komune vendos fotografinë e udhëheqësit duke instrumentalizuar për qëllime elektorale magjepsjen e rreme që ka krijuar ‘kulti i individit’ që është ndërtuar për të”.
Këtë pretendim të Nurellarit e kanë publikuar edhe disa media online në Kosovë, të cilat nuk e kanë verifikuar lajmin, por e kanë publikuar si të mirëqenë.
Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” dhe rrjeteve sociale, ka gjetur fotografinë e posterit të kompletuar, ku bashkë me Kurtin në fotografi është edhe Haskuka, ndonëse në media ka qarkulluar fotografia e prerë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton të manipulojë qytetarët.
Postimi i Adri Nurellarit në profilin e tij në Facebook:
https://www.facebook.com/adri.nurellari/posts/10159391063101830
Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në disa media online në Kosovë, me pretendimin e Nurellarit:
Hibrid.info ka gjetur fotografinë origjinale, ku shihet se në poster janë Mytaher Haskuka së bashku me kryeministrin Kurti.

Analiza:
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet portreti i Albin Kurtit në një poster në Prizren, dhe në të njëjtin paraqitet emri i kandidatit të LVV-së për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Pretendimin e Nurellarit e kanë publikuar edhe disa media online, duke mos e verifikuar lajmin.
Pas hulumtimit nga hibrid.info është konstatuar se bashkë me Kurtin në fotografi është edhe Haskuka, ndonëse Nurellari dhe disa media e kanë publikuar fotografinë e prerë.
Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “përmbajtje e paverifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.