info@hibrid.info
Publikohet lajm i vitit 2021 me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar sot (25 janar) një artikull me titull “LAJMI FUNDIT/ Kosovës sapo i erdhi lajmi u shumëpritur nga BE”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, rezulton që ky lajm është i vjetër, i publikuar më 15 shtator të vitit 2021.

Përveç që lajmi është i vjetër, portali i dyshimtë “bbcnewsm.com”, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Në përmbajtje gjendet lajmi i shtatorit të vitit 2021, atëkohë kur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero kishte njoftuar për vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  në Ballkanin Perëndimor.

Pra, lajmi është i vjetër dhe përmban titull, përmes së cilit, paralajmërohet një, siç thuhet, lajm i shumëpritur nga BE.


Vegëza e artikullit të publikuar sot (25 janar) në portalin e dyshimtë “bbcnewsm.com”:

https://bbcnewsm.com/lajmi-fundit-kosoves-sapo-i-erdhi-lajmi-u-shumepritur-nga-be/?fbclid=IwAR1yXvQVCUaG7NWSVRyXB7EARBpslakOtvv17RWxCTfNW-36HNFGe79h_Yg

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e portalit të dyshimtë “bbcnewsm.com” të shpërndarë sot (25 janar) në Facebook nga faqet “Lajme Fresh24” dhe “Kumanova press”.


Se ky artikull është i vjetër, e tregon fakti se i njëjti është gjetur i publikuar në kohë reale (15 shtator 2021) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë edhe njoftimin zyrtar të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Ana Pisonero, të postuar më 15 shtator 2021 në Twitter lidhur me vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  në Ballkanin Perëndimor. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “bbcnewsm.com” ka publikuar një artikull të muajit shtator 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »