info@hibrid.info
Ri-publikohet artikulli me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (23 tetor) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtorë – ja punët që kërkohen pa diplomë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk i përgjigjet përmbajtes.

Pas klikimit në artikull, sqarohet se bëhet fjalë për pesë profesione në Zvicër, të cilat nuk kërkojnë diplomë, por që kanë disa kritere tjera.

Gjithashtu, në asnjë rast nuk përmendet se Zvicra ka shpallur konkurs për vende të lira pune në këto profesione, siç pretendohet rrejshëm përmes titullit të artikullit të publikuar nga disa faqe në Facebook.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Analiza” dhe “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/analiza.press/posts/pfbid09ausqGU8M7XGZVM9Rrkm666Mig7sjyNVcfZ8EUGebo4bT4vNsT9GQcwLhZfWKXkFl

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid02CJ4iDgdeqhAjEABReChMrLChZwJkHPqTxscwThHWzv9f3mjrsQJThsB7BbnArVgQl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar me datë 5 korrik nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, i cili mban titullin “5 punë që mund të bëni në Zvicër pa diplomë”. (shih këtu)


Artikulli me titull të njëjtë është shpërndarë edhe në muajin korrik dhe shtator, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli i publikuar nga faqet “Atdheu Lajm” dhe “Analiza” në Facebook, përmban titull të pasaktë me pretendimin se “Zvicra po kërkon punëtorë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »