info@hibrid.info
Ri-publikohet lajmi i vjetër për miratimin e raportit për Kosovën nga PE për liberalizim të vizave
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Newstoday48hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër për liberalizim të vizave për Kosovën dhe vendimin e Parlamentit Evropian (PE) në lidhje me këtë çështje.

Artikulli mbanë titull të sajuar “Lajm i madh vjen per Kosoven / Parlamenti Europian ja cfare miratoi ne lidhje me vizat e Kosoves…” duke pretenduar që, përmes ri-publikimit të këtij artikulli, ta paraqes atë si aktual.

Artikulli ka të bëjë me një deklaratë të raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon, për votimin në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli me cilësimin si “lajm i fundit”, bie ndeshë përmbajtjen, duke qenë se brenda në artikull paraqitet një lajm i vjetër.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Newstoday48hr.com”:

https://newstoday48hr.com/2022/08/lajm-i-madh-vjen-per-kosoven-parlamenti-europian-ja-cfare-miratoi-ne-lidhje-me-vizat-e-kosoves/?fbclid=IwAR3jN7UA4DkfcW1JyMMl47wSXYc5oKzikKowQ0vC0qm-sMoLUtXVfdxl0QA
https://newstoday48hr.com/2022/08/lajm-i-madh-vjen-per-kosoven-parlamenti-europian-ja-cfare-miratoi-ne-lidhje-me-vizat-e-kosoves/?fbclid=IwAR3jN7UA4DkfcW1JyMMl47wSXYc5oKzikKowQ0vC0qm-sMoLUtXVfdxl0QA

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta aktive” më 5 gusht (shih këtu).

Përmbajtja e artikullit ka të bëjë me miratimin e raportit për Kosovën nga komisioni për punë të jashtme në PE, ku kërkohet heqja e vizave. Po ashtu, në artikull zë vend edhe deklarata e raportueses për Kosovën Viola von Cramon, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Versioni autentik i lajmit, në të cilin është bazuar “Newstoday48hr.com”, është publikuar nga disa media kredibile në gjuhën shqipe (shih këtu, dhe këtu) në kohën kur ka ndodhur ngjarja (14 qershor).


Analiza:

Portali i dyshimtë “Newstoday48hr.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit qershor rreth miratimin e raportit për Kosovën nga ana e Parlamentit Evropian, ku kërkohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovë, si dhe për deklaratën raportueses për Kosovën në këtë parlament, Viola von Cramon, për plotësimin e standardeve.

Ky portal i dyshimtë, është munduar që këtë lajm të muajit qershor ta paraqes si aktual duke e publikuar sot (5 gusht) me titull “Lajm i madh vjen per Kosoven / Parlamenti Europian ja çfarë miratoi ne lidhje me vizat e Kosoves…”.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »