info@hibrid.info
Satira për Rizvanollin publikohet si përmbajtje e mirëqenë
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Kosovalajm.net” ka publikuar një fotografi sot (3 janar) në të cilën shihen ministrja e Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli dhe mbishkrimi “Martohuni para se të bëhet ftoftë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi me mesazhin në të është krijuar nga faqja satirike BBK News.

Faqja në Facebook “Kosovalajm.net” e cila pretendon të jetë faqe informative, në postimin e fotografisë, nuk e sqaron se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar 29 shtator 2022 nga web faqja satirike Breaking Bad Kosovo.

Vegëza e fotografisë së postuar në faqen në Facebook “Kosovalajm.net”:

https://www.facebook.com/kosovalajm.net/posts/pfbid0vEEEzY12HBcQ61LHfSE7VN4zxpJpTCZgfrA4Y4guZX4jdqqda2a3rfn8eJvvQRP3l


Kjo fotografi është shpërndarë nga faqja në Facebook e quajtur “Kosovalajm.net” e cila numëron rreth 43 mijë ndjekës. (këtu)

Fakti që kjo faqe në Facebook nuk e ka bërë të ditur se përmbajtja e shpërndarë është satirike, ka lënë hapësirë që përmbajtja e shpërndarë të merret si e mirëqenë nga lexuesit e saj.

Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka gjetur këtë fotografi me mesazhin të ministres Rizvanolli në faqen satirike Breaking Bad Kosovo e publikuar më 29 shtator 2022, si interpretim i deklaratës së ministres për kursim të energjisë elektrike. (këtu)

Më 29 shtator 2022, Ministrja Artane Rizvanolli ka folur në Kuvendin e Kosovës ku ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Ajo ka thënë se si Qeveria kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët. (këtu)

Pas deklaratës së ministres Artane Rizvanolli në Kuvend për izolim të shtëpive, në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me këtë deklaratë. (këtu)

Në mesin e talljeve të bëra në rrjetet sociale ka qenë edhe fotografia e Ministres Rizvanolli me mbishkrimin “Martohuni para se të bëhet ftoftë” e përgatitur nga faqja satirike Breaking Bad Kosovo.


Analiza:

Faqja në Facebook “Kosovalajm.net” ka publikuar një fotografi në të cilën shihen Ministrja e Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli dhe mbishkrimi “Martohuni para se të bëhet ftoftë”.

Kjo faqe në Facebook nuk e ka bërë të ditur se përmbajtja e shpërndarë është satirike, kështu që ka lënë hapësirë që përmbajtja e shpërndarë të merret si e mirëqenë nga lexuesit e saj.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar 29 shtator 2022 nga web faqja satirike Breaking Bad Kosovo.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Satirë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike. Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »