[email protected]
Shifrat që paraqet Basha nuk përputhen me të dhënat e raportit nga hibrid.info
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Dimal Basha, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka postuar sot në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një interpretim të raportit vjetor të çrregullimit informativ në Kosovë të publikuar nga hibrid.info.

Basha në këtë postim shkruan se “Gati 2/3 e tyre ose 67% e 818 artikujve që janë vlerësuar si dezinformata ndërlidhen drejtpërdrejtë më ngjarje të sigurisë dhe politikës, duke lënë mbrapa fushat e tjera, si çështjet sociale (17%), sportin (6%), kronikën e zezë (5%) etj.”.

Çka thuhet në raportin e hibrid.info?

Nga 818 përmbajtjet keqinformuese të trajtuara nga hibrid.info (korrik 2023 – qershor 2024), 21% e tyre janë vlerësuar si “dezinformatë”, e jo 67% siç pretendohet nga Basha.


Vegëza e postimit të publikuar nga Dimal Basha në llogarinë e tij zyrtare në Facebook:

https://archive.ph/AM2eg#selection-1365.0-1365.237


Hibrid.info, në raportin vjetor të çrregullimit informativ të prezantuar më 15 gusht, sqaron se gjatë periudhës kohore (korrik 2023 – qershor 2024) janë trajtuar gjithsej 818 përmbajtje keqinformuese.

Prej 818 përmbajtjeve keqinformuese (clickbait, dezinformatë, lajm i rremë, manipulim i fakteve, gabim, përmbajtje e paverifikuar, teori konspirative, mashtrim), 21% e tyre janë vlerësuar si “dezinformatë”. (shih këtu raportin fq. 8)


Ndërsa, brenda 21% të përmbajtjeve që janë vlerësuar si “dezinformatë”, 37% e tyre janë nga fusha e sigurisë, e 30% nga politika. (shih këtu raportin fq. 24)


Sqarim

Në këtë postim, Basha, në fjalinë e fundit shkruan “Fushat me me së shumti keqinformime në kategorinë dezinformatë ndërlidhen me cështjet e sigurisë dhe politikës, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 𝐜𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐭ë 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦!.

Hibrid.info sqaron se fjalia “𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 𝐜𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐭ë 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦!.”, është koment personal i deputetit dhe nuk është pjesë e raportit (shih raportin e plotë këtu)


Analiza:

Basha ka interpretuar raportin e çrregullimit informativ të publikuar nga hibrid.info. Ai pretendon se 67% e 818 artikujve janë vlerësuar si dezinformata.

Në raportin e hibrid.info, thuhet se 21% e përmbajtjeve keqinformuese nga 818 sosh, janë vlerësuar si “dezinformatë”, e jo 67% siç pretendohet nga Basha.

Ndërsa, në përmbajtjet e vlerësuara si “dezinformatë” (21%), 37% janë nga fusha e sigurisë e 30% nga politika.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.

Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »