info@hibrid.info
Si të bëni blerje online të sigurt
shape
shape
shape
EDU

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, blerjet online janë bërë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Megjithatë, me rritjen e mundësive për blerje, shtohet edhe rritja e mashtrimeve dhe kërcënimeve kibernetike.

Përmes këtij artikulli synojmë të ndihmojmë të kuptoni se si t’i identifikoni faqet e dyshimta dhe të ruani sigurinë tuaj gjatë blerjeve.

Verifikoni sigurinë e ueb-faqes (website)

Një nga hapat e parë që duhet të bëni është të kontrolloni nëse faqja e internetit që po përdorni është e sigurt. Ajo duhet të përdorë një lidhje të sigurt (HTTPS). Kjo është e rëndësishme pasi lidhjet e pasigurta (HTTP) mund të ekspozojnë informacionin tuaj të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike. (shih fotografinë më poshtë)

Për të verifikuar një ueb-faqe se a është e sigurt apo jo, ju mund të përdorni platformat pa pagesë si “Scam-detector.com” ose “ScamAdviser.com”.

Shikoni komentet dhe vlerësimet lidhur me atë ueb-faqe

Një nga mënyrat më të thjeshta për të verifikuar besueshmërinë e një faqeje online është të shikoni për komente dhe vlerësime të pavarura nga blerës të tjerë. Nëse një faqe ka shumë komente pozitive dhe një histori të mirë, atëherë ka më shumë mundësi që ajo të jetë e besueshme.

Megjithatë, përdorni platforma të njohura për rishikime, si Trustpilot, për të marrë një ide më të qartë mbi reputacionin e asaj faqeje.

Keni kujdes nga çmimet e paarsyeshme

Një nga masat më të rëndësishme për të shmangur mashtrimet është të jeni të kujdesshëm me çmimet. Nëse një ofertë duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë ndoshta nuk është. Mashtrimet shpesh përpiqen të tërheqin konsumatorët me oferta shumë të lira ose me zbritje të pabesueshme. Përdorni mundësitë për të krahasuar çmimet në disa faqe të ndryshme për të parë nëse është një ofertë reale.

Përdorni metoda të sigurta për pagesë

Kur bëni blerje online, është e rëndësishme të përdorni metoda të pagesës të sigurta. Kartat e kreditit janë një mundësi e shkëlqyer, pasi ato ofrojnë mbrojtje të shtuar kundër mashtrimeve.

Kontrolloni politikat e kthimit të produktit

Një faqe e besueshme gjithashtu duhet të ofrojë një politikë kthimi dhe shpërndarjeje të qartë. Para se të bëni një blerje, sigurohuni që të lexoni këto politika për të kuptuar se si mund të kthehen produktet ose si mund të merrni paratë tuaja përsëri në rast se diçka shkon keq.

Kujdes me të dhënat personale

Përgjigjuni gjithmonë pyetjeve mbi të dhënat që ofroni. Mos jepni informacione të tepërta, si numrat e pasaportave ose të dhëna private që nuk janë të nevojshme për blerjen tuaj. Asnjë faqe e besueshme nuk do kërkon këto të dhëna për një blerje standarde.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »