[email protected]
Thirrja e Rodrit “Gjibraltari është spanjoll” ndërlidhet pa bazë me thirrjen “Kosova është Serbi”
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Brohoritja e futbollistit të Kombëtares së Spanjës, Rodrit “Gjibraltari është spanjoll”, gjatë festës në Madrid, pasi Spanja fitoi titullin e Kampionit Evropian në futboll, po pretendohet se është “episod spanjoll” i thënies “Kosova është Serbi”.

Këtë pretendim e ka ngritur mediumi në gjuhën serbe “B92.net”, në një artikull të publikuar sot (16 korrik).


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “B92.net”:

https://www.b92.net/sport/fudbal/vesti/40395/rodri-u-spanskoj-epizodi-kosovo-je-srbija-video/vest


Pjesë nga artikulli i “B92.net”, i përkthyer në shqip:

Rodri në episodin spanjoll “Kosova është Serbi” VIDEO

Futbollisti më i mirë i Kampionatit Evropian, Rodri, ka krijuar një “incident ndërkombëtar” gjatë festës së titullit. Rodri këndoi të hënën mbrëma në Madrid “Gjibraltari është spanjoll”, duke prekur një mosmarrëveshje të kahershme me Britaninë e Madhe.


Pak kontekst:

Sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjibraltari është një territor britanik përtej oqeanit. (këtu)

Ministria e Jashtme e Spanjës pretendon Gjibraltari iu dorëzua Mbretërisë së Bashkuar me Traktatin e Utrehtit. Megjithatë, vetëm “qyteti dhe kështjella e Gjibraltarit së bashku me portin e tij, mbrojtjet dhe fortesat që i përkisnin” u dorëzuan. Isthmus, si ujërat ngjitur ose hapësira ajrore mbi të, nuk u dorëzua nga Spanja dhe ka mbetur gjithmonë nën sovranitetin spanjoll. Vazhdimi i pushtimit de facto nga britanikët nuk plotëson kërkesat e së drejtës ndërkombëtare për marrjen e sovranitetit. Kjo është arsyeja pse Spanja ka theksuar gjithmonë se pushtimi i isthmusit është i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye ka kërkuar gjithmonë kthimin e tij pa kushte. Spanja nuk e njeh pushtimin e isthmusit apo gardhit si kufi. (këtu)

T’i kthehemi çështjes në fjalë:

Thirrjen “Gjibraltari është spanjoll” të bërë nga Rodri, mediumi në gjuhën serbe B92.net e ndërlidh pa fakte me, siç e quan, episodin spanjoll të “Kosova është Serbi”.


Analiza:

Mediumi në fjalë pretendoi pa fakte se thirrja e bërë nga futbollisti spanjoll “Gjibraltari është spanjoll” është episod spanjoll i thirrjes “Kosova është Serbi”.

Këtij artikulli, mediumi “B92.net” i ka vënë titullin “Rodri u španskoj epizodi ‘Kosovo je Srbija’”, që në shqip përkthehet “Rodri në episodin spanjoll ‘Kosova është Serbi’”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »