info@hibrid.info
Titulli lë të nënkuptojë se Edi Rama i drejtohet Albin Kurtit
shape
shape
shape

Mediumi online “Gazeta Express” ka publikuar në Facebook një artikull me titull “Rama ironi nga Shkupi: Nuk i kam kërkuar takim Kurtit, refuzoi paraprakisht”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtuar se, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka komentuar refuzimin për takim nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në mënyrën siç e tregon titulli i artikullit.

Lajmi qartësohet vetëm pasi të klikohet artikulli, në titullin e të cilit më pas shpjegohet se Rama ka folur për refuzimin e takimit nga Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.


 Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Gazeta Express”:

https://www.facebook.com/GazetaExpress/posts/pfbid02iWPW3W94MqJMg7jrnGwkDW2tYv9q4ATvb3EdAriV6FhHfR924HyGE8A1YwP2MJ9hl


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Gazeta Express”:

https://www.gazetaexpress.com/u-refuzua-nga-kurti-dhe-kreu-i-komunes-se-tetoves-rama-ironi-nga-shkupi-nuk-i-kam-kerkuar-takim/

Pjesa e artikullit ku sqarohet deklarata e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish nga Shkupi refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u takuar me të pa bërë mbledhje midis dy qeverive. Duke qeshur tha se çështjen nuk dëshironte që ta diskutonte me ‘maqedonasit’. Ndërsa pyetjes për takimin me kreun e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, Rama iu përgjigje me ironi. 

“Ka refuzuar të takohet me mua? Po unë s’i kam kërkuar takim. Ka refuzuar paraprakisht duke menduar se unë mund ti kërkoja takim. Refuzim provokativ quhet ky. ”, tha Rama për kreun e Komunës së Tetovës.


Analiza:

Portali informativ “Gazeta Express” ka publikuar në Facebook një artikull në lidhje me deklaratën e Edi Ramës në lidhje me refuzimin nga Bilall Kasami, për takim me të, por që në titull lë të kuptohet se Rama iu është referuar kryeministrit Albin Kurti, me deklaratën e tij.

Lajmi sqarohet pasi të jetë klikuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »