Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar sot (12 shtator) artikullin me titull “E RËNDË! Polici vret gruan dhe më pas veten”.
Me verifikimin e fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se titulli nuk e qartëson se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Pas klikimit të vegëzës së artikullit, atëherë lajmi qartësohet në pjesën e përmbajtjes, ku thuhet se “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik”.
Nga kjo fjali e artikullit kuptohet se kemi të bëjmë me ngjarje të ndodhur në qytetin e Selanikut, Greqi.
Duke e ditur se adresa e portalit informativ në seksionin “TE DHENAT PERSONALE”, shfaqet të jetë në Tiranë (shih këtu), kjo bën që mos saktësimi i vendit se ku ka ndodhur lajmi, të lë hapësirë për dezinformim se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Shqipëri.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Gazeta-shqip.com”:
Hibrid.info ka gjetur edhe artikullin e publikuar në disa media greke, të cilat kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje në Selanik. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se mediumi “Gazeta Shqip” ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të ndodhur në qytetin grek, Selanik, por në titulli nuk e sqaron se për cilin vend bën fjalë lajmi.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.