[email protected]
Titulli nuk përkon me artikullin e publikuar
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

“Nesër do jetë ditë e vështirë, vuloset e ardhmja e Kosovës” mban titullin një shkrim i publikuar të hënën (20 maj), i shoqëruar me imazhin e profesorit amerikan Daniel Serwer.

Publikimi është bërë nga portali me përmbajtje në gjuhën shqipe “ntv.al”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se as një gjë e tillë nuk qëndron as brenda artikullit në fjalë e se një deklaratë e tillë nuk është dhënë as nga Serwer.


Vegëza e artikullit të “ntv.al”, të publikuar më 20 maj:

https://archive.is/05qBW


Artikulli ka trajtuar një shkrim autorial të profesorit të Universitetit “Johns Hopkins” lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Çfarë duhet bërë me Asociacionin?” mban titullin shkrimi autorial i analistit amerikan. Serwer ka folur për Marrëveshjen origjinale dhe dështimin e zbatimit të saj. Serweri ka kujtuar se marrëveshja daton nga viti 2013, ndërsa presionin ndërkombëtar mbi Kosovën dhe kushtëzimin për anëtarësim në Këshill të Evropës e ka cilësuar keqpërdorim diplomatik. Në fund, Serweri ka thënë se ndërkombëtarët duhet t’ia kujtojnë Serbisë detyrimet nga dialogu me Kosovën.

Shkrimi autorial i Serwerit, i publikuar më 17 maj:

Në asnjë fjali të shkrimit, Serwer nuk ka thënë apo aluduar se “nesër do jetë ditë e vështirë” apo se “do të vuloset e ardhmja e Kosovës”. E këto nuk janë përmendur as në artikullin e “ntv.al” që ka shkruar mbi opinionin e Serwerit.


Artikulli i “ntv.al” është shpërndarë në faqen “NTV Televizion” në Facebook. Edhe aty është përdorur imazhi i Serwerit me titull: “Nesër do jetë ditë e vështirë për Kosovën, përfundimisht do të vuloset fati”.

Vegëza e postimit në faqen “Ntv Televizion” në Facebook:

https://archive.is/b5Jou


Analiza:

Mediumi me përmbajtje në gjuhën shqipe “ntv.al” ka publikuar një artikull me titull “Nesër do jetë ditë e vështirë, vuloset e ardhmja e Kosovës” duke e shoqëruar me imazh të profesorit amerikan, Daniel Serwer.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli nuk ndërlidhet me vetë artikullin e “ntv.al” e as me shkrimin autorial të profesorit amerikan.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »
1406