[email protected]
Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për vrasjen e një gazetari në Filadelfia
shape
shape
shape

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar dje (2 tetor) artikullin me titull “E trishtë! Humb jetën gazetari, qëllohet për vdekje brenda banesës së tij (Emri)”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Një gazetar u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Filadelfia Jugore të hënën herët në mëngjes, tha policia lokale”.

Duke u bazuar në seksionin “Kontakt” në ueb-faqen e këtij portali informativ, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqinformim te lexuesit se bëhet fjalë për gazetar nga ndonjë vend shqipfolës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/e-trishte-humb-jeten-gazetari-qellohet-per-vdekje-brenda-baneses-se-tij-emr-i614698?fbclid=IwAR1vh6I_gE_JUkbiTxXiJzfBckDkfhLRDako-a3acJ-vP9Z0eZ5V1d434Ho


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga media të hua, të cilat kanë njoftuar për vrasjen e gazetarit Josh Kruger. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar një artikull në lidhje me vrasjen e një gazetari në Filadelfia, por që në titull nuk sqarohet se për kë bëhet fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »