info@hibrid.info
Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, fotografia është e vitit 2016 e realizuar në Prishtinë
shape
shape
shape

U publikua një artikull me titull “Ngjarje tronditëse/ Nusja vret me thikë burrin dhe vjehrrin”.

Ky artikull u publikua nga portali “ntv.al” si dhe në faqen zyrtare NTV Televizion në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja, e që vetëm në përmbajtje sqarohet se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa fotografia e përdorur në këtë artikull është e një ngjarjeje nga viti 2016 në Prishtinë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “ntv.al”:

https://archive.ph/bYD9b


Pjesë nga artikulli i publikuar në portali “ntv.al”:

Ngjarje tronditëse/ Nusja vret me thikë burrin dhe vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Kratovës, ku një 63-vjeçar dhe djali i tij janë vrarë me thikë nga nusja e këtij të fundit.

Nusja 36-vjeçare, e identifikuar me inicialet V.I. është arrestuar, ndërsa trupave të dy viktimave po u bëhet autopsia.

“Më datë 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor”, njoftojnë nga ministria e Brendshme maqedonase.


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se imazhi është realizuar në vitin 2016 nga një ngjarje e ndodhur në Prishtinë. (shih këtu pamjen nga sekonda e 30-të)

Screenshot nga video-materiali i publikuar në Youtube nga kanali “KlanKosova”


Analiza:

Me një fotografi të vitit 2016 të realizuar në Prishtinë, u publikua një artikull rreth një ngjarjeje në Maqedoni të Veriut, pa e sqaruar në titull vendndodhjen.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »