Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (14 korrik) artikullin me titull “TRAGJIKE! Nëna mbyt fëmijën e saj 1 vjeç, bashkëshorti i saj ndodhej në punë”.
Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.
Pasi të klikohet vegëza e artikullit, atëherë qartësohet në përmbajtje, ku shkruan “Nëna ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar mëngjesin e kësaj të premte. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Voghera (Pavia) të Italisë”.
Duke u bazuar në seksionin “TE DHENAT PERSONALE” në ueb-faqen e këtij portali informativ, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:
Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se vrasja e fëmijës nga nëna e tij ka ndodhur në Itali, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar lidhur me këtë ngjarje në disa media online italiane. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “sot.com.al” ka publikuar një artikull lidhur me vrasjen e një fëmije nga nëna e tij, ngjarje kjo që ka ndodhur në Itali, por në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.