info@hibrid.info
Top mashtrimet e thella (deepfake)
shape
shape
shape

Shpesh e përdorur si një mashtrim i padukshëm për të zëvendësuar (ose ringjallur) një aktor të ndjerë, teknika “deepfake” (mashtrim/rrenë e thellë), e cila lejon që fytyrat të manipulohen në një mënyrë shumë realiste në një video, ka frymëzuar shumë krijues të videove në pop-kulturën.

Deepfake është “një teknikë e ndryshimit të imazhit e bazuar në inteligjencën artificiale për të mbivendosur të dhënat ekzistues të audios dhe videos në video të tjera”, shpjegon Wikipedia, duke lejuar në veçanti të “ndryshojë fytyrën e një personi në një video”. Falë aplikacioneve mobile argëtuese dhe të lehta për tu mësuar, kjo teknikë nuk shërben më vetëm për studiot e Hollywood-it.

Ashtu si post-sinkronizimi, klasifikimi i ngjyrave dhe teknikat e tjera të përdorura nga kineastët për të “korrigjuar” prodhimin e tyre, retushimi i fytyrës (teknikë e deepfake) është një mjet për të kompensuar mungesën e një aktori. Në të dy rastet, mashtrimi i thellë është i parvjetshëm, ose supozohet të paktën të jetë, dhe përbën një hile.

Revista “ctrlzmag” ka bërë një përzgjedhje të videove deepfake më të shquara, të botuara në YouTube vitet e fundit (të renditura sipas datës së ngarkimit):


1. Video e Obamës (17/04/2018)

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama  shfaqet në pranverën e vitit 2018 në një video të titulluar “Ju nuk do ta besoni atë që thotë Obama në këtë video!” ? ”) postuar nga Buzzfeed. Mashtrimet zbulohen shpejt me paraqitjen e “imituesit” të Obamës për këtë video që supozohet se paralajmëron rreziqet që, video të tilla me deepfake, mund të sjellin gjatë fushatës së ardhshme elektorale në SHBA, duke dezinformuar shikuesit.

2. Ndryshimet fizike dhe të zërit në një film kult (10/12/2018)

Deepfake është përdorur edhe në projekte filmike, ku janë ndërruar fiziku dhe të folurit e aktorëve, si personazhe të filmave. Në 1997, regjisori John Woo e përdori atë për thrillerin e tij Face-Off me një komplot të pamundur: një agjent i FBI-së (i luajtur nga John Travolta) pa fytyrën e armikut të tij të betuar, një terrorist në koma (Nicolas Cage), në mënyrë që të mbledh informacion që mund të parandalojë një sulm.

https://www.youtube.com/watch?v=ReChACIpC-A&feature=emb_title

3. Jim Carrey si Jack Nicholson (08/07/2019)

Llogaria në YouTube e mëruar “Ctrl Shift”, në vitin 2017, kishte marr rreth 81 milionë shikime, me videon ku paraqitej skena e filimit “The Shining” me aktorin Jack Nicholoson, të cilit i ishte “veshur” fytyra e aktorit tjetër amerikan, Jim Carry.

4. Truezë e rumbullakët imagjinare me figura të njohura në kinematografi (11/11/2019)

Mediat e specializuara, veçanërisht ato që i kushtohen kinemasë, duan tavolina të rrumbullakëta debati me figura të njohura, për të diskutuar një temë të përbashkët. Në nëntor 2019, për fillimin e Disney +, faqja Collider bashkoi Robert Doëney Jr, George Lucas, Tom Cruise, Eëan McGregor dhe Jeff Goldblum rreth së njëjtës tryezë për të diskutuar të ardhmen e kinemasë në epokën e platformave streaming. Në fakt kjo video ishte një deepfake, meqenëse se prezenca e tyre nuk ishte reale, por ishte bërë përmes ndryshimit të fytyrave.

5. Dozë e dyfishtë e Schwarzenegger (10/01/2020)

Një krijues i videove në YouTube, kishte marr karakteret e filmit “Twins” për të bërë një deepfake. Në këtë video shihet se fytyra e Schwarzenegger-it ishte vendosur në karakterin tjetër të realizuar nga aktori DeVito.

Share With Others

Translate »