[email protected]
Turqia nuk ia ka dhuruar katër dronë Kosovës
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

“Turqia dhuron edhe katër dronë për shtetin e Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e një fotografie të postuar në TikTok, në të cilën paraqiten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky postim u publikua sot (12 gusht) në TikTok nga llogaria me emër “blerimahmedi”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar nga burime kredibile, që dëshmon të njëjtën.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok:

https://archive.ph/b4Ffq


Hibrid.info ka hulumtuar në lidhje me pretendimin e bërë nga llogaria e lartcekur, por që nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar që dëshmon për dhurimin e katër dronëve nga Turqia.

Në ueb-faqet zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka asnjë njoftim lidhur me pranimin e katër dronëve nga Turqia. (shih këtu dhe këtu)

Hibrid.info ka hulumtuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Presidencës turke, e që po ashtu nuk ka ndonjë njoftim të publikuar në lidhje me dhurimin e dronëve për Kosovën. (shih këtu)

Hibrid.info ka hulumtuar edhe rreth fotografisë së publikuar në të cilën shihen Kurti dhe Erdogan. Duke përdorur programin e automatizuar “InVID”, është gjetur se fotografia është shkrepur në takimin që Kurti pati me presidentin turk në Stamboll në shkurt të vitit 2023. (shih këtu)


Analiza:

Përmes një postimi në TikTok të publikuar sot (12 gusht) u pretendua se Turqia i ka dhuruar Kosovës katër dronë.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar nga burime kredibile që dëshmon të njëjtën.

Po ashtu, fotografia që shfaq Kurtin me Erdoganin, është e vjetër, e realizuar në shkurt të vitit 2023.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406