Artikulli me titull “Kosova merr lajm të mirë në 14 vjetorin e Pavarësisë, ngritët në nëntë pozita në ranglistën e UEFA”, është publikuar nga mediumi online “GazetaBlic.com”.
Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli e fotografia nuk ndërlidhen me lajmin e paraqitur në përmbajtje.
Ky artikull përmban fotografi jo adekuate, pasi në të shihen disa nga lojtarët e kombëtares A të Kosovës, që mund të kuptohet se lajmi ka të bëjë me kombëtaren.
Edhe në përmbajtje autori përmend emrin “Dardanët”, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për kombëtaren e Kosovës, pasi dihet që ajo njihet me këtë emërtim.
Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaBlic.com”:
Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) në këtë rast ka paraqitur ranglistën me ligat nacionale, e jo për kombëtaret, siç mund të kuptohet në artikullin e “GazetaBlic.com”. (shih këtu)
Më poshtë mund të gjeni të përkthyer në gjuhën shqipe përshkrimin rreth kësaj rangliste të publikuar nga UEFA, që sqaron se kjo ka të bëjë me skuadrat e ligave të shteteve evropiane.
Koeficientët e UEFA-s bazohen në performancën e klubeve në Kupat Evropiane gjatë një periudhe pesëvjeçare. Gjatë këtyre 5 viteve rezultatet e ndeshjeve (2 pikë për një fitore dhe 1 pikë për një barazim) jepen nga faza e grupeve të CL, EL, dhe ECL e tutje. Megjithatë, në raundin e eliminimit eliminatore pas fazës së grupeve EL dhe fazës së grupeve të ECL dhe para raundit të 16-të, rezultatet e ndeshjeve llogariten për renditjen e vendit, por jo për renditjen e klubeve. (shih këtu)
Analiza:
“GazetaBlic.com” ka publikuar ranglistën e re të UEFA-s, e cila ka të bëjë me skuadrat e ligave evropiane, ndërsa nga ky portal i lartcekur është bërë gabim pa qëllim të dezinformimit të lexuesve.
Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.