Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet pretendimi i rremë se Turqia i ka dhuruar FSK-së 10 helikopterë luftarakë “Apache”

HIBRID

Pretendohet se Turqia do t’i dhurojë Forcave të Sigurisë së Kosovës dhjetë helikopterë luftarakë “Apache”.

Informata e pretenduar është publikuar me anë të një imazhi dje (22 maj) në TikTok nga llogaria “kosovounit”.

Të njëjtin pretendim hibrid.info e ka trajtuar dhe ka verifikuar edhe më herët (shih këtu).

Nga faktet e verifikuara, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në media kredibile që pretendon se Turqia i ka FSK-së, 10 helikopterë luftarak “Apache”.


Vegëza imazhit të publikuar nga llogaria “kosovounit” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@kosovounit/photo/7371881730233453830


Imazhi i publikuar në TikTok, është marrë nga një publikim i datës 11 tetor 2023, nga një faqe në Facebook, me emrin “Lajme nga Bota” (shih këtu).

Hibrid.info përmes programit të automatizuar InVID ka gjetur se helikopteri luftarak që paraqitet në postimin e kësaj llogarie, quhet “AH-64E Apache Guardian (shih këtu).

Hulumtimet tjera në lidhje me këtë lloj helikopteri luftarak, tregojnë se ai prodhohet nga kompania amerikane “Boeing”.

Në informacionet e gjetura te ueb-faqja e kësaj kompanie “Boeing.com”, tregohen shtetet, që e kanë në përdorim këtë lloj helikopteri luftarak. Në shtetet e paraqitura, nuk gjendet edhe Turqia (shih këtu).

Boeing dorëzoi Apache AH-64A e parë te Ushtria amerikane në janar 1984. Që atëherë, Ushtria e SHBA dhe kombet e tjera kanë marrë më shumë se 2700 helikopterë sulmues AH-64 Apache. Klientët globalë të Boeing për Apache përfshijnë Egjiptin, Greqinë, Indinë, Indonezinë, Izraelin, Japoninë, Korenë, Kuvajtin, Holandën, Katarin, Arabinë Saudite, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Analiza:

Pretendimi se Turqia do t’i dhurojë për FSK-në dhjetë helikopterë luftarakë “Apache”, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se Turqia nuk e posedon këtë lloj helikopteri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere