Gazetametro.com ka publikuar një artikull të tipit reportazh për lagjen “Arnavutkoy” në Stamboll që në shqip do të thotë “Fshati i Shqiptarëve”. Në këtë artikull përshkruhet origjina e emrit të lagjes dhe domethënia e emërtimit si dhe të dhëna tjera që nuk mbështeten me referenca.
Përveç kësaj, në këtë artikull shihet se fotografia që pretendohet se paraqet këtë lagje, në fakt është imazh i një pjese tjetër të Stambollit. Gjithashtu edhe në përmbajtje shihen disa lëshime tjera, si rasti kur Stambollit i referohen si kryeqytet i Turqisë.
Pjesë të shkëputura nga artikulli i Gazetametro.com:
Shqiptarët në Turqi përbëjnë një komunitet prej rreth 500 mijë deri 1.3 milionë banorësh, ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë. Si pasojë e dokrinës së shenjtë serbe dhe si pasojë e migrimit shqiptar gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarëve kanë marr shtetësinë turke pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Vegëza e artikullit të plotë të publikuar në Gazetametro.com:
Hibrid.info gjatë monitorimit të mediave, hasi në këtë artikull i cili në pikëpamje të parë, la hapësirë për dyshim rreth autenticitetit të fotografisë. Pas një hulumtimi të bërë përmes “Google Maps”, duke i referuar objekteve në fotografinë e këtij artikulli, është konstatuar se imazhet e paraqitura janë të një pjese tjetër të Sambollit ku ndodhet xhamia e Rrustem Pashës, pranë urës së Gallatës dhe buzë gjirit të njohur me emrin “Briri i Artë”, që lidhet me ngushticën e Bosforit.
Fotografia e artikullit të publikuar nga Gazetametro.com:

Lokacioni në Google Maps i imazhit të paraqitur në fotografinë e publikuar nga Gazetametro.com.
https://goo.gl/maps/Rr3v5AayR6eLQq1G9
Ndërsa, në bazë të kërkimit në “Google Map”, hibrid.info ka gjetur lokacionin dhe imazhin real të lagjes “Arnavutkoy”, i cili gjendet në një pjesë tjetër të Stambollit, buzë ngushticës së Bosforit.
Lokacioni i “Arnavutkoy” në Google Maps:
https://goo.gl/maps/LLiTbdm7ha86jZgG7
Përveç këtyre gabimeve, në këtë artikull, qytetit të Stambollit ku ndodhet kjo lagje, i referohen si kryeqytet i Turqisë, ku me gjasë është ngatërruar konteksti kohor, pasi që autori duket se ka dashur t’i referohet si kryeqyteti i Perandorisë Osmane.
Pjesë të shkëputura nga artikulli i publikuar nga Gazetametro.com:
Arnavoutkoy që në shqip përkthehet “Fshati shqiptar”përbëhet me shumicë nga popullsia shqiptare, dhe është njëra ndër lagjet më të bukura të kryeytetit turk, shkruan Gazeta Metro.
Analiza:
Duke u bazuar në kontrollin e fakteve të paraqitura në artikullin e portalit Gazetametro.com, shihet se autori i ka ngatërruar disa fakte, përfshi fotografinë dhe statusin e qytetit të Stambollit në Turqi. Gjithashtu, faktet e përmendura në këtë artikull për historikun e lagjes “Arnavutkoy” në Stamboll mund të jenë të vërteta, por ato nuk mbështetën në burime e referenca. Gabimet e bëra nga autori në këtë artikull, duket të jenë bërë vetëm si rezultat i mosgatishmërisë për verifikim të fakteve të paraqitura, por pa ndonjë tendencë dezinformimi, marr parasysh edhe natyrën e artikullit. Për këtë arsye, në bazë të metodologjisë së hulumtimit në hibrid.info, ky artikull mund të kategorizohet si “gabim” dhe “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Gabimi
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.
Përmbajtje e pa verifikuar
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.