[email protected]
Kufiri mes dezinformimit dhe lirisë së shprehjes
shape
shape
shape

Në negocimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale, ligjvënësit e BE-së balancuan trajtimin e dezinformimit me mbrojtjen e fjalës së lirë. Propozim ky “i minutës së fundit” nga Komisioni, për rregullim më të rreptë të platformave të teknologjisë gjatë krizave minon këtë ekuilibër.

Dezinformimi në internet – materiali i përhapur me qëllimin për të mashtruar – është një kërcënim serioz për BE-në. Kjo ka kontribuar në shumë nga sfidat e fundit të BE-së: paniku për imigracion, ngritja e ekstremit të djathtë dhe të majtë, islamofobia, hezitimi ndaj vaksinave dhe Brexit. Rivalët e Evropës, veçanërisht Rusia dhe Kina, përdorin fushata dezinformuese si metoda me kosto të ulët dhe me rrezik të ulët për të nxitur mospajtimin dhe për të promovuar narrativat e tyre të preferuara për këto çështje në BE. Pushtimi rus i Ukrainës është fushëbeteja më e fundit në internet. Platformat si Twitter, YouTube, TikTok dhe Instagram janë përmbytur me gënjeshtrat e Putinit për ‘nazifikimin’ e Ukrainës.

Kjo përmbytje e dezinformatave vjen ndërsa BE-ja po finalizon Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), një ligj i ri i madh i krijuar për të rregulluar platformat në internet, duke përfshirë platformat e mediave sociale si Facebook, Tëitter dhe TikTok, të cilat përdoren për të shpërndarë dezinformata. DSA detyron platformat e mëdha të jenë më transparente dhe të përgjegjshme për trajtimin e dezinformatave. Ndërsa ligjvënësit finalizojnë DSA-në, Komisioni Evropian ka filluar të këmbëngulë se i duhen fuqi më të forta për të drejtuar platformat që trajtojnë dezinformimin gjatë krizave. Këto kompetenca do të minonin kompromiset e kujdesshme që ligjvënësit kanë rënë dakord tashmë në DSA – dhe do të rrezikonin t’i përkeqësonin reagimet platformave ndaj dezinformimit.

Në BE, përhapja e informacionit të rremë ose mashtruese nuk është përgjithësisht e paligjshme. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur pikëpamje të pasakta. Dhe dallimi midis “lajmeve të rreme” dhe “opinionit legjitim” shpesh kontestohet. Pavarësisht vendimit të fundit të BE-së për të ndaluar transmetimet e mediave ruse si “Russia Today” dhe “Sputnik” në BE, politikëbërësit përgjithësisht pranojnë se thjesht ndalimi i dezinformatave nuk është një opsion realist apo i dëshirueshëm. Në vend të kësaj, BE-ja ka kërkuar të frenojë ndikimin e gënjeshtrave të shpërndara në internet në mënyra që ruajnë fjalën e lirë. Për shembull, Plani i Veprimit i BE-së për vitin 2018 kundër dezinformimit u fokusua në identifikimin e dezinformimit, mbështetjen e mediave të pavarura dhe kontrolluesit e fakteve dhe promovimin e shkrim-leximit mediatik. Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) krijoi gjithashtu divizione të komunikimit strategjik, të njohura si Task Forcat StratCom. Plani i Veprimit i BE-së për Demokracinë Evropiane 2020 krijoi gjithashtu një kornizë për mbledhjen e provave në lidhje me fushatat e huaja të dezinformimit. Ndërsa Kremlini propagandonte gënjeshtra në lidhje me pushtimin e Ukrainës, për shembull, këto dëshmi i lejuan Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë t’i emërtonte shpejt këto strategji publikisht dhe të korrigjonte informacionin e rremë.

Dezinformimi vështirë se kufizohet në botën online. Njerëzit më të polarizuar kanë më pak gjasa të përdorin mediat sociale – duke qenë më të moshuar, ata priren të mbështeten te gazetat dhe TV. Në anën tjetër, shumica e përdoruesve të mediave sociale janë të ekspozuar ndaj një larmie të gjerë opinionesh. Por – ndoshta për shkak se rregullimi i firmave të huaja të teknologjisë është më i lehtë sesa trajtimi i problemeve me disa prej mediave të vetë BE-së – ligjvënësit mbeten të fokusuar në rëndësinë e platformave online. Megjithëse secila prej tyre ka politika të ndryshme përdorimi të pranueshme, platformat në internet zakonisht nuk ndalojnë të gjitha dezinformatat, si për shkak se identifikimi i materialeve mashtruese është i vështirë dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës. Më e rëndësishme është se si dezinformimi përforcohet. Në vend që të tregojnë një pamje kronologjike të postimeve, shumica e platformave tani përdorin algoritme të personalizuara, të krijuara për t’u treguar përdoruesve përmbajtjen më të rëndësishme dhe tërheqëse. Dezinformimi shpesh është krijuar për të shfrytëzuar këto algoritme, duke qenë emocionues për të tërhequr angazhimin e përdoruesve. ‘Fabrikat e trolleve’, si e ashtuquajtura Agjencia Ruse e Kërkimeve në Internet, gjithashtu bashkërendojnë veprimet e shumë llogarive të ndryshme të përdoruesve, duke mashtruar algoritmet që të besojnë se përmbajtja është vërtet tërheqëse, në mënyrë që platformat t’ua tregojnë atë përmbajtje më shumë përdoruesve.

(Artikulli i plotë nga CER, i disponueshëm në anglisht)

Share With Others