info@hibrid.info

Interpretimi i një historiani serb paraqitet në titull si deklaratë e ardhur nga Kurti

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar, “Kurti ende hedh vicka: Jam me Evropën e jo me amerikanët”. Kjo përmbajtje është publikuar të martën (25 mars) nga mediumi “Nacionale.com”. Çka nuk është në rregull me titullin? Hibrid.info vlerëson se forma në të cilën është shkruar titulli, lë të kuptohet se deklarata e paraqitur aty […]

Tërmeti ndodhi në Indonezi, por në titull nuk sqarohet

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull që ka raportuar për një tërmet. Artikulli i publikuar (20 mars) nga portalet e dyshimta, “versus.al” dhe “miimall.com” është shpërndarë në disa faqe në Facebook, ndërsa artikulli i publikuar nga portali tjetër i dyshimtë, “zilsesleri.net” është postuar si koment i bashkangjitur imazheve, ku raportohej ngjarja (shih këtu). Çka […]

Në titull nuk sqarohet se bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar, “Disa nxënës bojkotojnë mësimin, kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit”. Ky lajm është publikuar sot (14 mars) në portalin e “Radio Televizionit 21”. Çka nuk është në rregull me artikullin? Hibrid.info ka gjetur se në këtë titull nuk është qartësuar vendndodhja e kësaj ngjarje. Artikulli është […]

Titulli lë hapësirë për paqartësi se nga kush u bë deklarata

Shkroi: Etrit Rexhepi U publikua një artikull i titulluar, “Kurti i del në mbrojtje partisë së Arsenijeviqit që heroizoi terroristin Milan Radojçiq: ‘Milioner që e rroki pushkën, kjo është diçka për t’u respektuar’”. Artikulli në fjalë është publikuar më 9 mars nga mediumi “demokracia.com” Çka nuk është në rregull me titullin? Hibrid.info vlerëson se titulli […]

Titulli dhe fotografia nuk qartësojnë se deklarata erdhi nga Xhavit Jashari e jo nga Rifat Jashari

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material me mbishkrimin “Kritika e Jasharit – ‘Kjo qeveri, brenda ka njerëz anti UÇK’”. Videoja, në të cilën para se të klikohet shihet imazhi i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, komandantit dhe themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), është publikuar në faqen e televizionit “Klan Kosova” në […]

Prokuroria nuk ka konfirmuar se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e Kajtazit është e AKI-së

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar, “Prokuroria e konfirmon se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së”. Ky artikull (i arkivuar) është publikuar dje (19 shkurt) nga mediumi “periskopi.com”. Çka nuk është në rregull me artikullin? Hibrid.info ka gjetur se pretendimi për konfirmimin e këtij lajmi […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një artikulli është pretenduar për vrasjen e dy personave nga një ish-kandidat për deputet. “Tronditëse/Ish-kandidati për deputet bën masakër, vret 2 borxhlinjtë dhe s’pranon të dorëzohet”, mban titullin artikulli i publikuar nga faqja “Agjencia e Lajmeve Sot News” në Facebook të hënën (10 shkurt). Verifikimi: Duke pas parasysh se ky portal […]

Opinioni i analistit serb për Bondsteelin paraqitet si fakt i kryer

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një titulli është pretenduar se ushtria amerikane ka menduar qe një kohë të gjatë që të largohet nga Kosova. “Bondsteel, amerikanët kanë menduar të largohen nga Kosova për një kohë të gjatë”, mban titullin artikulli i publikuar të premten (7 shkurt) nga portali në gjuhën shqipe “ntv.al”. E vërteta? Përderisa titulli […]

Titull dezinformues që nuk përkon me përmbajtjen

Shkroi: Fatbardh Dema “Trump pezullon ndihmat për Kosovën”, mban përshkrimin një postim i publikuar në Facebook nga faqja “Arbëria.tv” me datë 21 janar. Në hapësirën e komenteve të këtij postimi, gjendet vegëza e artikullit të portalit “arberia.tv”, që mban titullin “Trump pezullon ndihmat për Kosovën: Çfarë dihet deri më tani?”. Çka nuk shkon me këta […]

Translate »