info@hibrid.info
Çka janë Fermat e Përmbajtjes apo rrjeti i portaleve të dyshimta?
shape
shape
shape

Ka disa, ndonjëherë dhjetëra, portale të lidhura me faqe në Facebook që zakonisht redaktohen e, ndoshta edhe mbikëqyren, nga vetëm një person ose një grup i vogël njerëzish.

Këto ueb-faqe që pretendojnë të paraqiten si media, hibrid.info i cilëson si media të dyshimta. Kjo për arsye se, ato nuk plotësojnë asnjë kriter të vetëm që do të dëshmonte veprimtarinë e tyre mediatike siç mund të jenë rubrikat:

  • Rrethë neshë (informata për mediumin),
  • Kontaki,
  • Imprsumi,
  • Regjistrimi i tyre si biznes apo OJQ,
  • Autorët e artikujve etj.

Ueb-faqe të tilla vazhdon të jenë aktive në hapësirën digjitale. Kur flasim për audiencën shqipfolëse, të tillat janë shumë aktive dhe me audiencë të konsiderueshme, bazuar në numrin e pëlqimeve dhe përcjelljeve të faqeve në mediat sociale, veçanërisht në Facebook, duke e ditur që ky i fundit ka përdorimin më të gjerë në Kosovë dhe viset shqipfolëse.

Në disa raste, funksioni i këtyre faqeve të dyshimta, që pretendojnë të paraqiten si media, quhen edhe si “Ferma Portalesh” apo që në terminologjinë e përgjithshme njihen edhe si “Ferma të Përmbajtjes” .


Përdorimi i Facebook për shpërndarje

Çdo portal i tillë që, hibrid.info ka analizuar deri më tani është i lidhur me të paktën një faqe në Facebook. Në zonën gjeografike ku jetojmë, Facebook është ende rrjeti social më i popullarizuar dhe është rritur në një platformë dominuese për promovimin e gjithçkaje, nga produktet dhe markat tek mediat dhe informacioni i tyre. Dhe ky është faktori kyç për fenomenin që ne e quajmë “fermë portalesh”.

Qëllimi i tyre i vetëm duket të jetë arritja e numrit më të lartë të mundshëm të vizitave/klikimeve që sjellin fitim, gjë që do të diskutohet më tej në tekst. Përmbajtja e faqeve të tilla promovohet në Facebook, kryesisht në grupe dhe faqe që nuk janë të lidhura qartë me vetë portalin dhe paraqiten si media, faqe humoristike, argëtuese, etj. Çdo faqe e tillë në Facebook zakonisht shërben për të promovuar disa portale dhe anasjelltas – të gjitha këto portale zakonisht ndajnë përmbajtjen e tyre në më shumë se një faqe në Facebook. I gjithë rrjeti i portaleve dhe faqeve të lidhura në këtë mënyrë, në pronësi të një personi ose të njëjtit grup njerëzish, përbën një “fermë portalesh”.

Faqet si këto – si në Facebook ashtu edhe në ueb – shpesh kalojnë “nga dora në dorë”, domethënë blihen dhe shiten përmes reklamave ose kontakteve personale. Në disa prej këtyre reklamave, pretendohet se fitimet e krijuara nga “bizneset e zhvilluara” të tilla mund të arrijnë disa mijëra euro në muaj. “Zhvillimi” i portalit matet me numrin e vizitave, dhe ato më së shumti varen nga sa aspekti i dukshmërisë në Facebook. Asnjë nga këto, natyrisht, nuk raportohet si burim të ardhurash, kështu që biznesi është edhe më fitimprurës, pasi nuk ka taksa.

Ueb-faqet e dyshimta shërbejnë si krijues të përmbajtjeve, ndërsa ato promovohen duke u shpërndarë në faqe të Facebook.

Ndodhë që shumica e këtyre faqeve në Facebook shpërndajnë gjatë ditës pothuajse përmbajtje identike, që lë të kuptojë se, të gjitha këto, mund të menaxhohen nga një person apo grup personash.

Këto portale të dyshimta, shpesh ndërrojnë edhe domain-in (adresën e URL-së), por përmbajtja mbetët e njëjtë me ato të më hershmet dhe vazhdojnë që përmbajtjen e tyre ta shpërndajnë në faqet e njëjta të Facebook-ut.

Hibrid.info në vitin 2020 kishte krijuar një rubrikë të veçantë për këto portale të dyshimta dhe faqe të dyshimta në Facebook që pretendojnë të paraqiten si media (shih listën këtu).


Domain-ët e këtyre portaleve si karakteristikë tjetër

Shumica e këtyre portaleve të dyshimta që krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në gjuhën shqipe, që mund të konsiderohen si pjesë e rrjeteve të fermave, kanë domain jo të zakonshëm.

Pjesa dërmuese e tyre kanë emra të kombinuar si (po përmendim dy shembuj si ilustrim) “mir.active24live.com” apo “banglacontent24.com”.

Por ka edhe të atilla që kanë domain në gjuhën shqipe.

Sipas hulumtimeve të bëra përmes bazës së të dhënave që shërben për identifikimin dhe origjinën e domain-ve, hibrid.info ka parë se një pjesë e madhe e tyre janë domain të regjistruar në vende skandinave apo nordike, me një përqindje të madhe nga Islanda, saktësisht kryeqyteti Reykjavik.

Shembull i marr nga faqja për verifikimin e domain-ve whois.com

Artikull nga hibrid.info

Share With Others

Translate »