[email protected]
“Eventual” përkthehet gabimisht, duke e deformuar mesazhin e Biden
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën shqipe e kanë përkthyer gabimisht urimin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës drejtuar dje (16 shkurt) presidentes së Kosovës – Vjosa Osmanit. Në publikimet e bëra dje (16 shkurt), këto media e keqinterpretuar pjesën e urimit kur flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe Planin e Bashkimit Evropian për marrëveshje.

Në këtë pjesë Presidenti Biden uron që marrëveshje të përfundojë me njohje duke përdorur termin “Eventul”, që në shqip përkthehet përfundim.

Ndërsa, në disa media, termi “Eventual” është përkthyer gabimisht duke e përdorur atë me kuptimin e njëjtë të kësaj fjale në shqip, e që ka kuptimin si “i mundshëm”, pra eventual apo i mundshëm.

Vegëzat e artikujve të mediave në gjuhën shqipe:

https://klankosova.tv/bideni-uron-osmanin-per-pavaresi-qellimi-eventual-i-planit-evropian-njohja-reciproke-doc/

https://albanianpost.com/biden-i-shkruan-osmanit-permend-njohjen-reciproke-si-qellim-eventual-me-serbine/

https://nacionale.com/politike/biden-i-dergon-leter-vjosa-osmanit-qellim-eventual-i-marreveshjes-njohja-reciproke-me-serbine

Pjesë të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën shqipe:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e tij dërguar presidentes Vjosa Osmani, Bideni ka thënë se e mirëpret faktin që Kosova e ka përqafuar planin evropian mbi normalizimin e raporteve me Serbinë, “me qëllimin eventual njohjen reciproke”.


Shumë media (portale) formulimin – “eventual goal of mutual reckognition” – gabimisht e kanë përkthyer si – “me qëllimin eventual të njohjes reciproke” – duke e deformuar rëndë mesazhin.

Përderisa në fjalorin e gjuhës shqipe termi “eventual” definohet si; i mundshëm, i rastit, i përcaktuar nga rrethanat. (këtu)

Ndërkaq në fjalorin e Oxford-it, termi “eventual” definohet si diçka “që ndodh në fund të një periudhe kohore ose të një procesi” (happening at the end of a period of time or of a proces).  (këtu)

Ky gabim është vërejtur nga njohësi mediave, Melazim Koci i cili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, vlerëson se e kanë deformuar esencën e mesazhit të urimit të Bidenit.

Termi eventual, sipas Kocit, “i përkthyer ne gjuhën shqipe e ka domethënien përfundimtar, por i përkthyer gabimisht ‘eventual-e’ ne shqip, jo domosdoshmërisht ka domethënien përfundimtar”. (këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar urimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke e përkthyer gabimisht pjesën e mesazhit: “me qëllimin eventual të njohjes reciproke”.  

Gabimi ka ndodhur në përkthimin e domethënies së termit “Eventual”. Pra termi “Eventual” i përkthyer nga gjuha angleze nuk e ka kuptimin e njëjtë me përdorimin e kësaj fjale në shqip si “i mundshëm”. Në fakt, termi “Eventual” nga gjuha angleze në atë shqipe ka kuptimin si diçka që vije në fund – “përfundimtar”.

Bazuar në metodologjinë, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »