Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e trenit zviceran me mbishkrimin “Kosovo is Albania”, është e montuar

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar dje (18 janar) një imazh të një treni në të cilin gjendet mbishkrimi “Kosova is Albania”.

Në postimin e këtij imazhi të publikuar në Facebook nga faqja “Realiteti” i është vënë mbishkrimi “Zvicra ka shkru në vagon të trenit Kosova Albania per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historin në zvicér ”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është gjetur se ky pretendim nuk qëndron dhe se imazhi i paraqitur është i montuar.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “Realiteti”:

https://www.facebook.com/photo?fbid=780715000765925&set=a.628425249328235

Ky postim i bërë nga faqja e lartcekur, deri në publikimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë 996 reagime, 44 komente e 48 shpërndarje. (shih fotografinë më poshtë)



Hibrid.info pas hulumtimit në makinat online të kërkimit ka gjetur se kjo fotografi qarkullon në rrjet qysh nga viti 2017, kur mediumi zviceran “Blick.ch” kishte shkruar një artikull për historinë e kësaj fotografie, duke thënë se “Një imazh i redaktuar i një treni SBB me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale”.

Për të njëjtën fotografi, ekziston edhe artikulli nga mediumi vendor “Insajderi.com” ku tregohet se zëdhënësi i SBB-Hekurudhave Federale të Zvicrës (shih këtu), Jean-Philippe Schmidt kishte sqaruar se kjo fotografi është e montuar dhe jo reale. (shih këtu)

Deklarata e plotë Jean-Philippe Schmidt e transmetuar nga “Insajderi.com”: “Kjo është një fotografi e montuar vulgare, realizuar nga njerëz të panjohur, me programe kompjuterike”.


Analiza:

Përmes një imazhi ku shihet një tren me mbishkrimin “Kosovo is Albania”, një faqe në Facebook ka pretenduar pa fakte se është imazh nga një tren në Zvicër si shenjë përkrahje për shqiptarët dhe futbollistët shqiptarë atje.

Por, hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka gjetur se pretendimi i dhënë nuk qëndron dhe se imazhi i paraqitur është i montuar dhe qarkullon në rrjet qysh nga viti 2017.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë postim e vlerëson si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere