info@hibrid.info
Fotografia nuk paraqet karvanin e ndihmave nga Libani drejt Sirisë
shape
shape
shape

Mediumi “Zëri.info” në faqen e tyre ne Facebook kanë postuar fotografi, me pretendimin se në fotografi paraqitet karvani me ndihma nga Libani drejt Sirisë.

Në imazhin e fotografisë shihet një kolonë automjetesh në rrugë në një hapësirë të mbuluar me borë.

Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave digjitale të kërkimit, është gjetur se kjo fotografi paraqet trafikun e dendur në rrugën “Dahr Al Baydar” në Liban, pas përfundimit të orarit të punës për shkak të ngricave dhe borës.

Postimi i “Zëri.info” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaZeri/posts/pfbid04XKhmyQkgJ75H2C8txLWjvy5HS8DfXAF7Yx4Uk34WKd96SmQDp4pNqYy7yGnxCNwl


Kjo fotografi me këtë pretendim është shpërndarë edhe nga disa faqe të tjera në Facebook, si Gazeta Alfa, Korrekt Press, Shfleto.info, Lajme Kosovare, Lipjani.net.


Hibrid.info nuk ka arritur të gjejë publikuesin e parë të këtij pretendimi, nga ku kanë mundur të jenë bazuar Zëri.info dhe publikuesit tjerë. Megjithatë, është vërtetuar se imazhi në këtë fotografi, nuk paraqet një karvan të ndihmave të Libanit drejtuar zonave të prekura nga tërmeti në Siri.

Gjatë kërkimit të fotografisë së shpërndarë përmes makinave digjitale të kërkimit është gjetur se imazhi i përdorur në pretendim është shpërndarë në llogarinë e mediave sociale të fotografit libanez Maher Barake më 10 shkurt 2023. (këtu)

Në postim shkruan “Trafiku në Dahr Al Baydar. Jam lodhur duke ecur në kolonë në rrugën Baydar për shkak të borës dhe akullit.”

Fotografi Maher Barake bëri një deklaratë për këtë temë pas përhapjes së fotove në rrjetet sociale me përshkrimin e “kolonës së ndihmave nga Libani në Siri”. (këtu)

Verifikimin e autenticiteti të kësaj fotografie e kanë bërë, fillimisht, kontrolluesit e fakteve në gjuhën arabe nga Lindja e Mesme “Kashef”. Në trajtimin e tyre, ata e bëjnë të qartë se kjo fotografi paraqet një kolonë të automjeteve në Liban.

Edhe autori i fotografisë, duke shpërndarë këtë trajtim të “Kashef”, e ka qartësuar ngjarjen që paraqitet përmes fotografisë të shkrepur nga ai. Maher Barake e bëri të ditur se ky imazh fotografik paraqet trafikun pas përfundimi të orarit të punës si rezultat i borës në zonën Dahr Al Baydar dhe jo një kolonë të ndihmave nga Libani për zonat e prekura nga tërmeti në Siri. (këtu, këtu)


Analiza:
Fotografia e shpërndarë nga “Zëri.info” në faqen e tyre në Facebook me pretendimin se paraqet karvanin me ndihma nga Libani në Siri nuk është i vërtetë.

Fotografia paraqet kolonën e trafikut pas përfundimit të orarit të punës si rezultat i borës në zonën Dahr Al Baydar.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë postim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »