info@hibrid.info
Fotografia nuk paraqet tërmetin e 22 shkurtit në Iran dhe Liban
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “freshnews213.com” ka publikuar sot (23 shkurt) një artikull me titull “TËRMETE TË FUQISHME NË IRAN DHE LIBAN”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autori në këtë artikull ka vendosur një fotografi jo adekuate. Imazhi i paraqitur nuk ka të bëjë me tërmetin që goditi dje (22 shkurt) Iranin dhe Libanin, por i përket një ngjarjes tjetër të vitit 2020.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “freshnews213.com”:

https://freshnews213.com/2023/02/23/termete-te-fuqishme-ne-iran-dhe-liban/?fbclid=IwAR087AduhA1zqk_uQ8NgKuTf6Rv6cOmuSzSuUfxWMHFxUt2l9KuotaNUiv8

Bazuar në gjetjet e arritura përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i përdorur në këtë artikull, është realizuar pas tërmetit që kishte goditur qytetin Elazig në Turqi në janar të vitit 2020. (shih këtu)


I njëjti imazh është përdorur edhe nga mediumi amerikan FOX News, që kishte raportuar për tërmetin e vitit 2020 në Elazig. (shih këtu)


Artikulli i publikuar nga “freshnews213.com” është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet si “Feja Ime”, “Exclusive Albania Today” dhe “Shqipet”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “freshnews213.com” ka publikuar një artikull në lidhje me tërmetin që kishte goditur dje (22 shkurt) Libanin dhe Iranin, të cilës i ka vendosur fotografi të një ngjarje tjetër.

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se imazhi i përdorur në këtë artikull është i vjetër, i realizuar pas tërmetit të vitit 2020 që kishte goditur qytetin Elazig në Turqi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »