[email protected]
Pasojat e ‘çrregullimit informativ’ për gazetarinë dhe industrinë e lajmeve
shape
shape
shape

Transformimi digjital i industrisë së lajmeve dhe zanatit të gazetarisë tani konsiderohet si një proces i vazhdueshëm që po zhvillohet paralelisht me ndryshimet e sjelljeve dhe shijeve të audiencave (p.sh. shpërndarja paralele e informacionit, aksesi sipas dëshirës) dhe teknologjisë (si dalja në skenë e platformave të mediave sociale, realitetit virtual, inteligjencës artificiale dhe përdorimit gjithnjë e më të madh të telefonave smart). Për këtë arsye ka ende nevojë për rritjen dhe përmirësimin e aftësive digjitale.

Dobësimi i mëtejshëm i besimit ndaj emrave të njohur në mediat e lajmeve, ndaj gazetarisë dhe gazetarëve individualë që shkëmbejnë informacion të pasaktë, të fabrikuar, apo të gënjeshtërt.

Ngatërrimi i raportimit cilësor me dezinformimin dhe artikujt-reklamë (të paguar) që nuk etiketohen si duhet dhe maskohen si lajme do të rritin nivelin e përgjithshëm të mosbesimit.

Mund të kemi probleme të mëtejshme me modelin e biznesit të gazetarisë – publiku mund të mos kthehet më nga mediat e lajmeve në kohë krizash apo katastrofash, duke menduar se nga mediat sociale do t’u serviren informacione të besueshme dhe të verifikuara që shkëmbehen në të mirë të interesit publik. Ky lloj besimi bazohet në besnikërinë ndaj markave apo proceseve të caktuara – dhe kjo lloj besnikërie ka rëndësi themelore për ndërtimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit për organet e lajmeve

Dobësimi i rolit të gazetarëve si faktorë që bëjnë të mundur përgjegjshmërinë dhe vënien para përgjegjësisë (p.sh. nëpërmjet gazetarisë investigative), me efekte negative për të gjithë shoqërinë.

Masa drastike (që nganjëherë përligjen me nevojën për të asgjësuar ‘lajmet e rreme’) që mund të cenojnë të drejtat e lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes, duke përfshirë mbylljen e faqeve të internetit, bllokimin e platformave, dhe censurën.

Vënie në shënjestër e gazetarëve (veçanërisht gazetaret femra) nga përçuesit e dezinformimit që përdorin ngacmimet dhe sulmet në internet për të diskredituar raportimin kritik, paralelisht me përpjekje për të zënë në grackë gazetarët dhe t’i komprometojnë me shpërndarjen e dezinformimit dhe çinformimit.

Burimi: Gazetaria, ‘Lajmet e rreme’ & Dezinformimi: Manual për Trajnimin dhe Formimin e Gazetarëve

Share With Others