Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)
Mediumi online në gjuhën serbe nga Serbia “kurir.rs” ka publikuar një artikull me pretendim se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës.
Kurir.rs shkruan se “prapa sulmit të ROSU dhe FSK-së, fshihet plani për okupimin e pjesës veriore të Kosovës dhe Metohisë”.
Megjithatë, këtë pretendim të mediumit serb e ka hedhur poshtë Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, duke thënë se “dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”.
Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi online serb “kurir.rs”:
Pjesë të artikullit të përkthyer në gjuhën shqipe:
Prapa sulmit te ROSU dhe FSK-së, fshihet plani për okupimin e pjesës veriore të Kosovës dhe Metohisë
Dërgimi i njësiteve speciale të armatosur deri në dhëmbë në Bërnjak e Jarinjë, është vetëm një provë se si Prishtina për ta marër të gjithë territorin e Kosovës, por edhe për nuhatje për reagimin e Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.
Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi zyrtar ka reaguar duke thënë se “këto janë lajme të rrejshme, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë dhe shkrimee tendencioze dhe të pavërteta, të shpërndara në mesin e qytetarëve tanë në pjesën veriore të Kosovës, disa nga to edhe të publikuar në medium”.
Më poshtë mund të gjeni demantin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes karrshi mediumit serb “kurir.rs”.
https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/4332009940213625
Analiza:
Medimi online serb “kurir.rs” ka publikuar një artikull me pretendim se Forca e Sigurisë së Kosovës po përgatit trupa ushtarake për ndërhyrje në veriun e Kosovës.
Por, këtë pretendim e ka demantuar vetë Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, duke e quajtur plotësisht të pavërtetë, që ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb.
Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “demant”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.
Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.