info@hibrid.info
Gashi nuk ka treguar se kur fillon mësimi
shape
shape
shape

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar dje (29 shtator) një artikull me titull “Ali Gashi nga BSPK-ja kyçet në emision, tregon kur fillon mësimi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje bëhet e ditur se Ali Gashi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në emisionin “Pressing” në televizionin T7, mbrëmë (29 shtator) ka bërë të ditur se nesër (sot, 30 shtator) do të dalin me qëndrim zyrtar pas rezultateve preliminare të votave të mësimdhënësve që do të votojnë pro apo kundër pezullimit të grevës.

Pra, Gashi nuk ka treguar se kur fillon mësimi, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:

https://paparaci.com/211347/ali-gashi-nga-bspk-ja-kycet-ne-emision-tregon-kur-fillon-mesimi/?fbclid=IwAR2dnB2GtG4eEv3uH1ewKce13aB57j2IsAj2_E9r3A4zjUElpjBDiHpNSzc


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Ali Gashi nga BSPK-ja kyçet në emision, tregon kur fillon mësimi

Ali Gashi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është kyçur live në emision pas situatës së krijuar me grevën në arsim, raporton Paparaci.

Sipas tij, nesër do të dalin me qëndrim zyrtar pas rezultateve preliminare të votave të mësimdhënësve që do të votojnë pro apo kundër pezullimit të grevës.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur videon me deklaratën e Gashit dhënë për emisionin “Pressing”. (shih videon këtu nga minuta e 13-të)

“Kemi kërkuar që ta bëjmë një pyetje te anëtarësia jonë dhe ta shohim çfarë përgjigje kemi. Mbi të gjitha është Kosova dhe arsimi. Ne jemi ka punojmë në atë drejtim, do të jetë në diskrecion të këshillit të shkollave dhe institucioneve tjera dhe besoj që nesër do të duhej deri ka fundi i orarit që ta kemi një rezultat preliminar që do të njoftohet këshilli i anëtarësisë të BSPK-së dhe do të dalim me qëndrim që do të jetë publik”, tha ndër të tjerash Gashi në emisionin “Pressing”.


Analiza:

Portali “Paparaci.com” ka publikuar një deklaratë të Ali Gashit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili mbrëmë (29 shtator) është shprehur se nesër (sot) do të dalin me qëndrim zyrtar pas rezultateve preliminare të votave të mësimdhënësve që do të votojnë pro apo kundër pezullimit të grevës.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull jo adekuat duke pretenduar se Gashi ka treguar se kur fillon mësimi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »