info@hibrid.info
Greqia nuk ka ndryshuar procedurat për lejet e qëndrimit
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaditore.net” ka publikuar artikullin me titull “Vjen lajmi madh nga Greqia për Shqiptarët, Ja ndryshimi ri për leje qëndrimi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se artikulli mbanë titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se përmbajtja në këtë artikull është marr nga një zyre avokature në Greqi e cila, në ueb-faqen e saj, ka publikuar shërbimet të cilat i kryen lidhur me leje qëndrimin. Pra, nuk ka asnjë ndryshim zyrtar të bërë nga shteti grek, siç pretendohet përmes titullit.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaditore.net”:

Avokati Kostandinos Karajanis merr përsipër përfaqësimin ligjor të emigrantëve në Drejtoritë e Emigracionit të Ministrisë së Brendëshme si dhe tek Rrajonet e Emigrantëve. Kategoritë e Lejeve të qëndrimit në Greqi, Leja e qëndrimit ofron tek personi që e disponon të drejtën të jetoj dhe sipas kushteve të punoj në Greqi. Ekzistojnë disa lloj lejesh qëndrimi. Më konkretisht disa nga lejet që ekzistojnë


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaditore.net”:

https://gazetaditore.net/vjen-lajmi-madh-nga-greqia-per-shqiptaret-ja-ndryshimi-ri-per-leje-qendrimi/?fbclid=IwAR1mBbBff5Ryop1al9d-kMYTiEkA5BrJ8OhZd-2-YNUJjPT4v-jcoNooUa8

Hibrid.info ka arritur të gjejë njoftimin e kësaj zyre avokature në Greqi të bërë në ueb-faqen e saj zyrtare “karagiannislawoffice.gr” lidhur me Leje Qëndrimin në shtetin grek. (shih këtu)


Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaditore.net” është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “Gazeta” dhe “Gazeta Ditore”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaditore.net” ka publikuar një njoftim të një zyre avokature në Greqi, e cila tregon për shërbimet që i kryen lidhur me leje qëndrimin.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se shteti grek ka njoftuar për ndryshime lidhur me leje qëndrimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »