Hibrid.info së fundmi ka mbajtur një sesion informues gjithëpërfshirës në Prishtinë, ku morën pjesë gazetarët lokalë, zyrtarët për informimi në institucione publike dhe aktivistë të shoqërisë civile. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i aftësive të pjesëmarrësve në kontrollin e fakteve, një nevojë thelbësore e mënyrës së informimit.
Përveç ekipit të Hibrid-it, i cili prezantoi strategji për kontroll të fakteve, në trajnim morën pjesë edhe ekspertë të medias. Ata i ndanë njohuritë e tyre rreth zhvillimeve në peizazhin mediatik dhe rëndësinë e saktësisë në raportim, duke i thelluar edhe më tej diskutimet që u zhvilluan aty.
Një nga pikat e forta të këtij trajnimi ishte formati interaktiv. Pjesëmarrësit nuk ishin vetëm dëgjues pasivë, por u inkurajuan të angazhoheshin në diskutim. Ata bënë pyetje, kërkuan sqarime dhe diskutuan sfidat me të cilat përballen në fushat e tyre, çka mundësoi një shkëmbim dinamik të ideve.
Në fund, të pranishmit kishin përvetësuar njohuri të rëndësishme rreth kontrollit të fakteve dhe mënyrës së aplikimit praktik gjatë punës së tyre.
Aktiviteti nënvizoi nevojën e madhe për informacion të saktë dhe të dobishëm.