Faqja në Facebook “Arsenal Kosovo Supporters Club”, ka publikuar të dielën (15 janar) një fotografi në të cilën shfaqet futbollisti i Arsenalit, Martin Odegaard.
Kësaj fotografie, kjo faqe i ka dhënë përshkrimin “Shikoni fytyrat e tifozëve të Tottenham! ”.”
Faqja e lartcekur është munduar që këtë fotografi ta paraqesë si festim të golit të shënuar nga futbollisti i Arsenal-it, Martin Odegaard ndaj skuadrës së Tottehnam-it me 15 janar.
Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi është e montuar, ndërsa pamjet janë të vitit 2002, atëkohë kur ish-sulmuesi i Arsenal-it, Thierry Henry kishte festuar golin ndaj Tottenham-it.
Vegëza e fotografisë së publikuar në Facebook nga faqja “Arsenal Kosovo Supporters Club”:

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi, e cila është publikuar nga mediumi i huaj sportiv “Bleacherreport.com” në faqen zyrtare në Facebook.
Kësaj fotografie, ky medium i ka dhënë përshkrimin “Martin Ødegaard shënoi një gol në fitoren e Arsenalit në derbin e Londrës veriore”.
Vegëza e fotografisë së postuar në Facebook nga faqja “Bleacher Report Football”:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi është e montuar dhe ajo origjinale është shkëputur nga ndeshja e vitit 2002, atëkohë kur Thierry Henry kishte shënuar gol për Arsenal-in në ndeshjen ndaj Tottehnam-it. (shih këtu dhe këtu).
Në fotografinë e postuar nga “Bleacher Report Football”, përveç që imazhi i Henry-t është ndërruar me atë të Odegaard, gjithashtu disa tifozëve u janë bashkangjitur edhe telefonat e mençur, me pretendimin që këtë fotografi të vitit 2002 ta paraqesin si aktuale. (shih më poshtë krahasimet e fotografive)

Analiza:
Faqja në Facebook“Arsenal Kosovo Supporters Club” ka publikuar një fotografi të vitit 2002, e cila është paraqitur si imazh i ndeshjes së 15 janarit 2023 ndërmjet Arsenal-it dhe Tottenham-it.
Në atë fotografi është ndërruar imazhi i ish-futbollistit të Arsenal-it, Thierry Henry me atë të futbollistit tjetër të kësaj skuadre, Martin Odegaard.
Kjo faqe këtë fotografi e ka marrë nga mediumi i huaj sportiv “Bleacherreport.com”, të publikuar në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Gjithashtu, disa tifozëve u janë muntuar edhe telefonat e mençur, në mënyrë që fotografia të duket sa më aktuale.
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Mashtrim”.