Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me datën 14 gusht ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke thënë se së bashku me familjen e tij ka marrë vaksinën ruse anti-covid, e që më vonë ishte vetë Lluka që tregoi se krejt kjo ishte vetëm satirë.
Postimi i plotë i Valdrin Llukës:
“Familja ime dhe unë e kemi marrë vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse jeni të frikësuar që ajo nuk është testuar, unë e kam provuar dhe jam i lumtur të raportoj që nuk ka ndonjë efekt anësor”, kishte shkruar Lluka.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvaldrinlluka%2Fposts%2F595001504520607&width=500” width=”500″ height=”616″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>
Megjithatë, i gjithë ky shkrim bëri bujë të madhe në mediat online, të cilat e morën atë si të vërtetë.
Lluka më vonë u detyrua që të sqarojë se kishte ironizuar lidhur me vaksinën ruse.
“Vaksina ruse ishte një shaka dhe është një lajm i rremë. Mos shkruani rreth saj sikur të ishte e vërtetë”, ka sqaruar më pas ish-ministri në profilin e tij në Facebook.
Vegëzat e disa mediave online që e shpërndanë lajmin si të vërtetë:
Arsyetimi:
Satira – Vlerësimi i saj përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduara që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.