Portali informativ “kosova-sot.info” ka publikuar dje (11 gusht) një fotografi në të cilën shihet ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa. Imazhi i Mustafës përmban mbishkrimin: “Isa Mustafa: A e dini se Albini dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatoj marrëveshjet por këtë nuk do t’ia lejonin ndërkombëtarët”.
Ndërsa artikullin në portalin informativ “kosova-sot.info” mbanë titullin “Mustafa: Kurti dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatoj marrëveshjet”.
Ky medium, për deklaratën e Mustafës të cilën e vendos në titull i referohet mediumit “gazetablic.com”.
Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, kuptohet se Mustafa nuk del të ketë thënë që “Kurti dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatoj marrëveshjet”, siç pretendohet në titull.
Vegëza e postimit të publikuar nga portali “Kosova sot” në Facebook dhe web faqe:


Hibrid.info pas hulumtimit ka gjetur artikullin me deklaratën e Mustafës të publikuar në “Gazeta Blic” të cilës i referohen portali informativ “kosova-sot.info”.
Mustafa pwr “Gazeta Blic” ka deklaruar se, “nëse Kurti dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatojë marrëveshjet këtë nuk do t’ia lejonte komuniteti ndërkombëtar”.
“Nuk është fjala vetëm për masat e deeskalimit të situatës në veri, por për përmbushjen e marrëveshjeve të cilat i ka pranuar Kurti në emër të Kosovës. Sa po duket, edhe nëse Kurti do të donte të japë dorëheqje e të mos i zbatonte marrëveshjet, këtë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar pa filluar ai implementimin e marrëveshjeve, me kundërshtimin e të cilave ka ardhur në pushtet”. (këtu)
Pra, në deklaratën e Mustafës thuhet se “nëse Kurti dëshiron të jap dorëheqje” e jo siç pretendohet në titullin e artikullit të ‘kosova-sot.info”, “Kurti dëshiron të jap dorëheqje”, apo në postimin në Facebook “A e dini se Albini dëshiron të jap dorëheqje”.
Analiza:
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka deklaruar se “Albini dëshiron të jap doreqje” siç pretendon portali informativ “kosova-sot.info” në postimin në Facebook dhe titullin e artikullit në ueb-faqe.
Mustafa në deklaratën e tij citohet të ketë thënë që “Nëse Kurti dëshiron të jap dorëheqje”.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim në titull e vlerëson si “manipulim i fakteve”.
Vlerësimi:
Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.