Shkroi: Fatbardh Dema
Me datë 3 maj u publikua një postim me pretendim se Italia u godit nga një tërmet i fuqishëm.
Pretendimi u bë nga një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe që mban emrin “Live News”.
Çka u gjet pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info lidhje me këtë pretendim?
Lajmi për tërmet në Itali është i vjetër, i cili u gjet i publikuar në media me datë 27 prill.
Pra, faqja “Live News” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin e ka paraqitur rrejshëm si aktual.
Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Live News”:

Kjo faqe në hapësirën e komenteve në këtë postim ka paraqitur edhe një vegëz të portalit të dyshimtë “livenews10.com”, në të cilën gjendet artikulli për tërmet në Itali, i publikuar me datë 2 maj. (shih këtu)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (27 prill) në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)
Arsyeja pse hibrid.info ka vendosur ta trajtojë këtë përmbajtje, është se e njëjta ka arritur të grumbullojë dhjetëra komente e reagime. (shih këtu)
Analiza:
U pretendua përmes një postimi të bërë më 3 maj në Facebook se Italia u godit nga një tërmet i fuqishëm.
Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se lajmi është i vjetër dhe se u paraqit rrejshëm si aktual.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.