Shkroi: Fatbardh Dema
Pretendohet se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbetur i plagosur nga një mjet shpërthyes.
Artikulli u publikua nga mediat online në gjuhën shqipe si “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”.
Cila është e vërteta rreth kësaj ngjarjeje?
Zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, për Klankosova.tv i ka mohuar raportimet ne media se i lënduar është pjesëtar i FSK-së.
Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat si “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”:
https://archive.is/c3RkX#selection-1231.83-1231.104
“Nuk është e vërtetë që personi i lënduar në Babaj Bokës të Gjakovës i takon personelit të FSK-së. Dje ka përfunduar ushtrimi fushor në këtë fshat, por asnjë pjesëtar i FSK-së nuk është lënduar”, tha Qerimi, njofton Klankosova.tv. (shih këtu)
Analiza:
Disa media online në gjuhën shqipe kanë raportuar sot (25 maj) për një person të lënduar nga një mjet shpërthyes. U pretendua se personi që mbeti i plagosur është pjesëtar i FSK-së.
Zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, për mediumin online Klankosova.tv i ka mohuar raportimet ne media se i lënduar është pjesëtar i FSK-së.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e bërë nga “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”, si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.