info@hibrid.info
Kujdes nga grupi “Kredi personale” në Facebook që publikon kampanja të rreme për kredi
shape
shape
shape

Një grup në Facebook me emrin “Kredi personale” që numëron mbi 2 mijë e 600 anëtarë, pretendon se të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nevojë për para shpejt dhe lehtë, mund të aplikojnë përmes këtij grupi.

Në seksionin “About” pretendohet se personat që janë të interesuar për kredi, mund të aplikojnë vetëm me letërnjoftim (ID) ose online direkt nga telefoni apo kompjuteri.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në këtë grup publikohen kampanja të rreme të kredive, të marra nga faqja “Kredi personale”. (këtu)

Hibrid.info ka trajtuar disa publikime të faqes “Kredi personale” në Facebook, të cilat rezultuan të jenë kampanja të rreme për kredi, të marra nga institucionet financiare në Kosovë e Shqipëri.


Vegëza e grupit “Kredi personale” në Facebook:

https://www.facebook.com/groups/327452019239130/?hoisted_section_header_type=recently_seen&multi_permalinks=795616712422656


Përshkrimi në seksionin “About” në grupin “Kredi personale”:

Nëse jeni shtetas shqiptar dhe keni nevojë për para shpejt dhe lehtë, ky është vendi i duhur. Gjithçka që ju nevojitet është një ID dhe mund të aplikoni online direkt nga telefoni ose kompjuteri juaj. Me këtë kredi do të zbuloni se nuk keni nevojë për asnjë dokument, por vetëm kartën tuaj të identitetit. Procedura është shumë e thjeshtë dhe përgjigja për kredinë tuaj vjen shumë shpejt, pothuajse menjëherë. Brenda 15 minutave do t’i keni paratë tuaja në dorë. Dhe nëse jeni klient i rregullt, i gjithë procesi i aplikimit dhe miratimit zgjat vetëm 5 minuta dhe ju do t’i merrni paratë direkt në llogarinë tuaj bankare pa pasur nevojë të udhëtoni.


Në këtë grup publikohen përmbajtje të marra nga faqja “Kredi personale”, e që disa prej tyre i ka trajtuar hibrid.info.

Rasti i fundit që është trajtuar nga hibrid.info, ka të bëjë me një një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie. (këtu)

I njëjti është shpërndarë edhe në grupin me të njëjtin emër. (këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhin me vlerësimin nga një klient, kjo faqe e ka marrë nga institucioni mikrofinanciar “AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”. (këtu)


Rast tjetër i trajtuar nga hibrid.info, është edhe një postim i bërë nga faqja “Kredi personale” me pretendim që ofron mundësi për kredi biznesi deri në 25 mijë euro. (këtu)

Gjithashtu, i njëjti është shpërndarë edhe në grupin “Kredi personale”. (këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë dhe se postimi është marrë nga njoftimi i “Agjencioni për Financim në Kosovë”, institucion mikro-financiar dhe të njëjtit i është ndryshuar përshkrimi. (këtu)


Duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe nga faqja “Kredi personale”, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë. (shih këtu)


Analiza:

Gjatë hulumtimit në median sociale Facebook, hibrid.info ka hasur në një grup me emrin “Kredi personale”, i cili pretendon se ofron mundësi për kredi.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar në këtë grup postohen përmbajtje nga faqja me emrin e njëjtë (Kredi personale).

Hibrid.info ka trajtuar disa përmbajtje të publikuara në faqen “Kredi personale”, e që të njëjtat postohen edhe në grupin me të njëjtin emër.

Publikimet e bëra nga kjo faqe kanë rezultuar të jenë të rreme dhe se të njëjtat janë marr nga institucionet financiare në Kosovë e Shqipëri, duke iu ndryshuar përshkrimi dhe logot.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson se përmbajtjet e publikuara në këtë grup janë “Mashtrime”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »